- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Esdras 9:1|
									Mbasi përfunduan këto gjëra, krerët erdhën tek unë, duke thënë: "Populli i Izraelit, priftërinjtë dhe Levitët nuk janë ndarë nga popujt e këtyre vendeve, për gjërat e neveritshme të Kananejve, të									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Esdras 9:2|
									Në fakt ata kanë marrë si bashkëshorte disa nga bijat e tyre për vete dhe për bijtë e tyre, duke përzier kështu fisin e shenjtë me popujt e këtyre vendeve. Mjerisht gjyqtarët kanë qenë të parët që e kryen këtë mëkat".									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Esdras 9:3|
									Kur dëgjova këtë gjë, grisa rrobat dhe mantelin, shkula flokët e kokës dhe mjekrën, dhe u ula i shtangur.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Esdras 9:4|
									Atëherë tërë ata që dridheshin nga fjalët e Perëndisë të Izraelit u mblodhën rreth meje për shkak të mëkatit të atyre që ishin kthyer nga robëria; dhe unë mbeta i ulur dhe i shtangur deri në blatimin e mbrëmjes.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Esdras 9:5|
									Në blatimin e mbrëmjes u ngrita nga agjerimi, me rrobat dhe mantelin të grisur; pastaj rashë në gjunjë dhe shtriva duart nga Zoti, Perëndia im,									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Esdras 9:6|
									dhe thashë: "O Perëndia im, unë jam i pështjelluar dhe më vjen turp të ngre fytyrën time ndaj teje, o Perëndia im, sepse paudhësitë tona janë shumëzuar deri mbi kokën tonë, dhe faji ynë ka arritur deri në qiell.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Esdras 9:7|
									Nga ditët e etërve tanë deri në ditën e sotme kemi qenë shumë fajtorë, dhe për shkak të paudhësive tona ne, mbretërit tanë dhe priftërinjtë tanë u lamë në duart e mbretërve të kombeve të huaja, nën  kanosjen e shpatës, të internimit, të plaçkitjes  dhe të turpit, ashtu si po ndodh tani.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Esdras 9:8|
									Por tani Zoti, Perëndia ynë, na ka dhënë hir për një çast të shkurtër, duke na lënë një mbetje dhe duke na dhënë një strehë në vendin e tij të shenjtë, dhe kështu Perëndia ynë i ka ndriçuar sytë tanë  dhe na ka dhënë një rizgjim të vogël në  skllavërinë tonë.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Esdras 9:9|
									Në të vërtetë ne ishim skllevër, megjithatë Perëndia ynë nuk na braktisi në skllavërinë tonë, por na siguroi mirëdashjen e mbretërve të Persisë, duke na rizgjuar për të ngritur përsëri shtëpinë e Perëndisë  tonë, duke restauruar rrënojat e saj  dhe për të na dhënë një mur mbrojtjeje në Judë dhe Jeruzalem.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Esdras 9:10|
									Por tani, o Perëndia ynë, çfarë do të themi pas kësaj? Sepse i kemi braktisur urdhërimet e tua,									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18