- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Efesios 3:1|
									dhe nëse keni dëgjuar për dhënien e hirit të Perëndisë, që më është besuar për ju;									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Efesios 3:2|
									se si, me zbulesë, ai ma bëri të njohur misterin, sikurse ju shkrova më përpara me pak fjalë.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Efesios 3:3|
									Duke i lexuar këto, ju mund të kuptoni cila është inteligjenca ime në misterin e Krishtit,									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Efesios 3:4|
									që nuk iu bë i njohur në epokat e tjera bijve të njerëzve, ashtu si iu zbulua tani apostujve të shenjtë dhe profetëve të tij me anë të Frymës,									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Efesios 3:5|
									që johebrenjtë të jenë bashkëtrashëgimtarë të të njëjtit trup dhe bashkëpjesëtarë të premtimit të tij në Krishtin nëpërmjet ungjillit,									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Efesios 3:6|
									shërbenjës i të cilit u bëra, sipas dhunëtisë së hirit të Perëndisë që m´u dha në sajë të fuqisë së tij.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Efesios 3:7|
									Mua, më të voglit nga të gjithë shenjtorët, m´u dha ky hir për të shpallur midis johebrenjve pasuritë e papërshkrueshme të Krishtit,									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Efesios 3:8|
									dhe për t´u manifestuar të gjithëve pjesëmarrjen e misterit, i cili nga epokat më të lashta qe fshehur në Perëndinë, i cili krijoi të gjitha gjërat nëpërmjet Jezu Krishtit;									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Efesios 3:9|
									që nëpërmjet kishës, në kohën e tashme u manifestohej principatave dhe pushtetëve, në vendet qiellore, dituria e shumëllojshme e Perëndisë,									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Efesios 3:10|
									sipas qëllimit të përjetshëm që ai kreu në Krishtin Jezus, Zotin tonë,									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18