- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									5
									 
									 
									|Efesios 4:5|
									një Perëndi i vetëm dhe Atë i të gjithëve, që është përmbi të gjithë, në mes të të gjithëve dhe në ju të gjithë.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Efesios 4:6|
									Po secilit nga ne iu dha hiri sipas masës së dhuntisë së Krishtit.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Efesios 4:7|
									Për ç´ka Shkrimi thotë: "Kur ai u ngjit lart, ai e burgosi burgosjen dhe u dha dhurata njerëzve'.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Efesios 4:8|
									Tani kjo: "Ai u ngjit', ç´do të thotë tjetër përveç se ai më parë edhe kishte zbritur në pjesët më të ulta të dheut?									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Efesios 4:9|
									Ai që zbriti është po ai që edhe u ngjit përmbi të gjithë qiejt, për të përmbushur të gjitha gjërat.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Efesios 4:10|
									Dhe ai vetë i dha disa si apostuj, të tjerë si profetë, të tjerë si ungjilltarë dhe të tjerë si barinj e mësues,									
									    
								 
- 
									
									11
									 
									 
									|Efesios 4:11|
									për përsosjen e shenjtorëve, për veprën e shërbimit dhe për ndërtimin e trupit të Krishtit,									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Efesios 4:12|
									derisa të arrijmë të gjithë te uniteti i besimit dhe të njohjes së Birit të Perëndisë, te një njeri i përsosur, në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit,									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Efesios 4:13|
									që të mos jemi më foshnja, të lëkundur dhe të transportuar nga çdo erë doktrineje, nga mashtrimi i njerëzve, nga dinakëria e tyre nëpërmjet gënjeshtrave të gabimit,									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Efesios 4:14|
									por, duke thënë të vërtetën me dashuri, të rritemi në çdo gjë drejt atij që është kreu, Krishti.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15