-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Josué 15:11|
Pastaj kufiri arrinte anën veriore të Ekronit, kthente nga Shikroni, kalonte nëpër malin e Baalahut, shtrihej deri në Jabneel dhe mbaronte në det.
-
12
|Josué 15:12|
Kufiri në perëndim ishte Deti i Madh. Këta ishin rreth e qark kufijtë e bijve të Judës simbas familjeve të tyre.
-
13
|Josué 15:13|
Kalebit, birit të Jefunehut, Jozueu i dha një pjesë në mes të bijve të Judës, ashtu siç e kishte porositur Zoti; Kirjath-Arba, që është Hebroni (Arba ishte ati i Anakut).
-
14
|Josué 15:14|
Dhe Kalebi dëboi që andej tre djemtë e Anakut, Sheshain, Ahimanin dhe Talmain, pasardhës të Anakut;
-
15
|Josué 15:15|
Që këtej ai u ngrit kundër banorëve të Debirit (që më parë quhej Kirjath-Sefer).
-
16
|Josué 15:16|
Dhe Kalebi tha: "Atij që do të sulmojë Kirjath-Seferin dhe do ta shtjerë në dorë, unë do t´i jap për grua vajzën time Aksah".
-
17
|Josué 15:17|
Atëherë Othnieli, bir i Kenazit, vëllai i Kalebit, e shtiu në dorë, dhe Kalebi i dha për grua bijën e tij Aksah.
-
18
|Josué 15:18|
Kur ajo erdhi të banojë me të, i mbushi mendjen Othnielit t´i kërkonte atit të saj një fushë. Atëherë ajo zbriti nga gomari dhe Kalebi i tha: "Çfarë do?".
-
19
|Josué 15:19|
Ajo iu përgjigj: "Më bëj një dhuratë; mbasi më ke dhënë tokë në Negev, më jep edhe burime ujore". Kështu ai i dhuroi burimet e sipërme dhe burimet e poshtme.
-
20
|Josué 15:20|
Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Judës, simbas familjeve të tyre;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13