-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Josué 4:1|
Kur tërë populli mbaroi së kapërcyeri Jordanin, Zoti i foli Jozueut, duke i thënë:
-
2
|Josué 4:2|
"Merrni nga radhët e popullit dymbëdhjetë burra, një për çdo fis,
-
3
|Josué 4:3|
dhe u jepni këtë urdhër, duke thënë: "Merrni dymbëdhjetë gurë që këtej, në mes të Jordanit, pikërisht në vendin ku u ndalën këmbët e priftërinjve, i merrni, me vete matanë lumit dhe i vendosni në vendin ku do të strehoheni sonte"".
-
4
|Josué 4:4|
Atëherë Jozueu thirri dymbëdhjetë burrat që kishte zgjedhur ndër bijtë e Izraelit, një për çdo fis,
-
5
|Josué 4:5|
dhe u tha atyre: "Kaloni para arkës së Zotit, Perëndisë tuaj, në mes të Jordanit, dhe secili prej jush të mbajë në kurriz një gur, simbas numrit të fiseve të bijve të Izraelit,
-
6
|Josué 4:6|
me qëllim që kjo të jetë një shenjë midis jush. Kur në të ardhmen bijtë tuaj do t´ju pyesin, duke thënë: "Ç´janë për ju këta gurë?",
-
7
|Josué 4:7|
ju do t´u përgjigjeni kështu: "Ujërat e Jordanit u ndanë para arkës së besëlidhjes të Zotit; kur ajo kaloi Jordanin, ujërat e tij u ndanë dhe këta gurë do të jenë për bijtë e Izraelit një kujtim për jetë"".
-
8
|Josué 4:8|
Bijtë e Izraelit bënë pikërisht ashtu si i kishte urdhëruar Jozueu: morën dymbëdhjetë gurë në mes të Jordanit, ashtu si e kishte porositur Zoti Jozueun, në bazë të numrit të fiseve të Izraelit, dhe i morën me vete matanë lumit në vendin ku do të kalonin natën, dhe i vendosën aty.
-
9
|Josué 4:9|
Jozueu ngriti gjithashtu dymbëdhjetë gurë në mes të Jordanit, në vendin ku ishin ndalur këmbët e priftërinjve që mbanin arkën e besëlidhjes; dhe aty kanë mbetur deri më sot.
-
10
|Josué 4:10|
Priftërinjtë që mbanin arkën u ndalën në mes të Jordanit deri sa u plotësua tërësisht ajo që i kishte urdhëruar Zoti Jozueut t´i thoshte popullit, në bazë të të gjitha atyre që Moisiu i kishte urdhëruar
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7