-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Josué 24:21|
Dhe populli i tha Jozueut: "Jo, ne do t´i shërbejmë Zotit".
-
22
|Josué 24:22|
Atëherë Jozueu i tha popullit: "Ju jeni dëshmitarë kundër vetvetes, pse keni zgjedhur për vete Zotin për t´i shërbyer!". Ata iu përgjigjën: "Jemi dëshmitarë!".
-
23
|Josué 24:23|
Jozueu tha: "Hiqni, pra, perënditë e huaja që janë në mes tuaj dhe përuleni zemrën tuaj Zotit, Perëndisë së Izraelit!".
-
24
|Josué 24:24|
Populli iu përgjigj Jozueut: "Ne do t´i shërbejmë Zotit, Perëndisë tonë, dhe do t´i bindemi zërit të tij".
-
25
|Josué 24:25|
Kështu Jozueu lidhi atë ditë një besëlidhje me popullin, dhe i dha statutet dhe dekretet në Sikem.
-
26
|Josué 24:26|
Pastaj Jozueu shkroi këto gjëra në librin e ligjit të Perëndisë; dhe mori një gur të madh dhe e vendosi aty, poshtë lisit, pranë shenjtërores së Zotit.
-
27
|Josué 24:27|
Jozueu i tha pastaj tërë popullit: "Ja, ky gur do të jetë një dëshmitar kundër nesh, sepse ai i dëgjoi tërë fjalët që na tha Zoti; ai, pra, do të shërbejë si dëshmitar kundër jush, me qëllim që të mos e mohoni Perëndinë tuaj".
-
28
|Josué 24:28|
Pastaj Jozueu e ktheu popullin në vendin ku ishte më parë, secili në trashëgiminë e vet.
-
29
|Josué 24:29|
Pas këtyre gjërave Jozueu, bir i Nunit dhe shërbëtor i Zotit, vdiq në moshën njëqind e dhjetë vjeç,
-
30
|Josué 24:30|
dhe e varrosën në territorin e pronës së tij në Timnath-Serah, që ndodhet në krahinën malore të Efraimit, në veri të malit Gaash.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 25-27