-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Josué 5:1|
Kur të gjithë mbretërit e Amorejve që ndodheshin matanë Jordanit në drejtim të perëndimit dhe tërë mbretërit e Kananejve që ishin pranë detit mësuan që Zoti kishte tharë ujërat e Jordanit para bijve
-
2
|Josué 5:2|
Në atë kohë Zoti i tha Jozueut: "Bëj thika prej guri dhe fillo përsëri të rrethpresësh bijtë e Izraelit".
-
3
|Josué 5:3|
Kështu Jozueu bëri thika prej guri dhe rrethpreu bijtë e Izraelit mbi kodrinën e Haaralothit.
-
4
|Josué 5:4|
Kjo qe arsyeja për të cilin Jozueu i rrethpreu; i tërë populli që kishte dalë nga Egjipti, meshkujt, tërë burrat luftëtarë, kishin vdekur në shkretëtirë gjatë rrugës, mbasi kishin dalë nga Egjipti.
-
5
|Josué 5:5|
Ndërsa tërë populli që kishte dalë nga Egjipti ishte rrethprerë, tërë populli që kishte lindir në shkretëtirë gjatë rrugës mbas daljes nga Egjipti, nuk ishte rrethprerë.
-
6
|Josué 5:6|
Në fakt bijtë e Izraelit kishin ecur dyzet vjet nëpër shkretëtirë deri sa tërë populli, domethënë luftëtarët që kishin dalë nga Egjipti, u shkatërruan, sepse nuk i ishin bindur zërit të Zotit. Atyre Zoti u ishte betuar që nuk do t´u tregonte vendin që do t´u jepte etërve të tyre, një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë.
-
7
|Josué 5:7|
Kështu Jozueu i rrethpreu bijtë e tyre, që Perëndia i kishte vënë në vend të tyre, sepse ishin të parrethprerë, sepse nuk ishin rrethprerë gjatë rrugës.
-
8
|Josué 5:8|
Kur mbaroi rrethprerja e tërë meshkujve, ata qëndruan atje ku ishin, në kamp, deri sa u shëruan.
-
9
|Josué 5:9|
Atëherë Zoti i tha Jozueut: "Sot ju hoqa turpërimin e Egjiptit", dhe ai vend u quajt Gilgal deri në ditët e sotme.
-
10
|Josué 5:10|
Bijtë e Izraelit e ngritën kampin e tyre në Gilgal dhe e kremtuan Pashkën ditën e katërmbëdhjetë të muajit, në të ngrysur, në fushat e Jerikos.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Gálatas 1-3