-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Josué 7:11|
Izraeli ka mëkatuar; ata kanë shkelur besëlidhjen që u kisha porositur; kanë marrë madje gjëra të caktuara që të shfarosen, kanë vjedhur dhe kanë gënjyer; dhe pastaj i kanë vënë midis plaçkave të tyre.
-
12
|Josué 7:12|
Prandaj bijtë e Izraelit nuk mund t´iu bëjnë ballë armiqve të tyre, dhe kanë kthyer kurrizin para tyre, sepse janë bërë ata vetë të mallkuar. Unë nuk do të jem më me ju, në rast se nuk shkatërroni gjërat e caktuara që të shfarosen midis jush.
-
13
|Josué 7:13|
Çohu, shenjtëro popullin dhe i thuaj: "Shenjtërohuni për nesër, sepse kështu ka thënë Zoti, Perëndia i Izraelit: "O Izrael, në gjirin tënd ka gjëra të caktuara për t´u shkatërruar. Ti nuk do të mund t´u bësh ballë armiqve të tu, për deri sa nuk ke hequr gjërat e caktuara për shkatërrim midis jush.
-
14
|Josué 7:14|
Nesër në mëngjes, pra, do të paraqiteni, fis më fis, dhe fisi, që Zoti do të caktojë do të paraqitet, familje më familje, dhe familja që Zoti do të caktojë do të shkojë shtëpi më shtëpi, dhe shtëpia që Zoti do të caktojë ka për t´u paraqitur me të gjithë njerëzit e saj.
-
15
|Josué 7:15|
Dhe atij që do t´i gjenden gjëra të caktuara të shfarosen do t´i vihet flaka, atij vet dhe gjithçka që i përket, sepse ka shkelur besëlidhjen e Zotit dhe ka kryer një gjë të keqe në Izrael"".
-
16
|Josué 7:16|
Jozueu, pra, u ngrit herët në mëngjes dhe e renditi Izraelin simbas fiseve të tij; dhe u caktua fisi i Judës.
-
17
|Josué 7:17|
Pastaj afroi familjet e Judës, dhe u caktua familja e Zarhitëve. Pastaj afroi familjen e Zarhitëve, person mbas personi, dhe u caktua Zabdi.
-
18
|Josué 7:18|
Pastaj afroi shtëpinë e Zabdit, person për person, dhe u caktua Akani, bir i Karmit, i Zabdit, birit të Zerahut, nga fisi i Judës.
-
19
|Josué 7:19|
Atëherë Jozueu i tha Akanit: "Biri im, të lutem, mbushe me lavdi Zotin, Perëndinë e Izraelit, rrëfeji atij dhe më thuaj atë që ke bërë; mos ma fshih".
-
20
|Josué 7:20|
Akani iu përgjigj Jozueut dhe i tha: "Në të vërtetë jam unë që kam mëkatuar kundër Zotit, Perëndisë së Izraelit, dhe ja ç´kam bërë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 17-19