-
-
Bibla Shqiptare
-
-
16
|Josué 24:16|
Atëherë populli u përgjigj dhe tha: "Larg qoftë që ne të braktisim Zotin për t´u shërbyer perëndive të tjera!
-
17
|Josué 24:17|
Sepse Zoti, Perëndia ynë, është ai që na nxori ne dhe etërit tanë nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë, që ka bërë mrekullira të mëdha para syve tanë dhe që na ka mbrojtur gjatë gjithë rrugës që bëmë dhe midis gjithë popujve në mes të të cilëve kemi kaluar;
-
18
|Josué 24:18|
dhe Zoti ka dëbuar para nesh tërë popujt dhe Amorejtë që banonin në këtë vend; prandaj ne do t´i shërbejmë Zotit, sepse ai është Perëndia ynë".
-
19
|Josué 24:19|
Por Jozueu i tha popullit: "Ju nuk mund t´i shërbeni Zotit, sepse ai është një Perëndi i shenjtë, një Perëndi ziliqar; ai nuk do t´i falë shkeljet dhe mëkatet tuaja.
-
20
|Josué 24:20|
Kur ta braktisni Zotin dhe t´u shërbeni perëndive të huaja, ai do të kthehet për t´ju bërë keq dhe për t´ju konsumuar pas aq të mirave që ju ka bërë".
-
21
|Josué 24:21|
Dhe populli i tha Jozueut: "Jo, ne do t´i shërbejmë Zotit".
-
22
|Josué 24:22|
Atëherë Jozueu i tha popullit: "Ju jeni dëshmitarë kundër vetvetes, pse keni zgjedhur për vete Zotin për t´i shërbyer!". Ata iu përgjigjën: "Jemi dëshmitarë!".
-
23
|Josué 24:23|
Jozueu tha: "Hiqni, pra, perënditë e huaja që janë në mes tuaj dhe përuleni zemrën tuaj Zotit, Perëndisë së Izraelit!".
-
24
|Josué 24:24|
Populli iu përgjigj Jozueut: "Ne do t´i shërbejmë Zotit, Perëndisë tonë, dhe do t´i bindemi zërit të tij".
-
25
|Josué 24:25|
Kështu Jozueu lidhi atë ditë një besëlidhje me popullin, dhe i dha statutet dhe dekretet në Sikem.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7