-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Jueces 19:1|
Në atë kohë, kur nuk kishte mbret në Izrael, një Levit, që banonte në pjesën më të lartë të krahinës malore të Efraimit, mori si konkubinë një grua nga Betlemi i Judës.
-
2
|Jueces 19:2|
Kjo konkubinë kreu një shkelje të kurorës kundër tij dhe e la për t´u kthyer në shtëpinë e atit të saj në Betlem të Judës, ku qendroi katër muaj.
-
3
|Jueces 19:3|
Burri i saj u ngrit dhe shkoi te ajo për t´i folur zemrës së saj dhe për ta kthyer në shtëpi. Ai kishte marrë me vete shërbëtorin e tij dhe dy gomarë. Kështu ajo e çoi në shtëpinë e atit të saj; sa e pa, i ati i së resë e priti tërë gëzim.
-
4
|Jueces 19:4|
Vjehrri i tij, i ati i së resë, e mbajti dhe ai qëndroi tri ditë me të; kështu hëngrën e pinë, dhe e kaluan natën aty.
-
5
|Jueces 19:5|
Ditën e katërt u ngritën herët në mëngjes dhe Leviti po bëhej gati të nisej, por i ati i vajzës së re i tha dhëndrit të tij: "Ha diçka që të mbahesh, pastaj shkoni".
-
6
|Jueces 19:6|
Kështu u ulën bashkë, hëngrën dhe pinë njeri afër tjetrit. Pastaj i ati së resë i tha burrit të saj: "Të lutem, prano ta kalosh natën këtu, dhe zemra jote të gëzohet".
-
7
|Jueces 19:7|
Ai u ngrit për të ikur, por i vjehrri nguli këmbë aq shumë sa që ai vendosi ta kalojë natën aty.
-
8
|Jueces 19:8|
Ditën e pestë ai u ngrit herët në mëngjes që të ikte; dhe i ati i së resë i tha: "Të lutem, ngrohe zemrën". Kështu u ndalën deri në pasdite dhe që të dy hëngrën.
-
9
|Jueces 19:9|
Kur ai njeri u ngrit për të ikur bashkë me konkubinën e tij dhë shërbëtorin e tij, i vjehrri, i ati i së resë, i tha: "Ja, ka filluar të erret; të lutem kaloje natën këtu; shiko, dita është duke mbaruar; kaloje këtu natën dhe zemra jote të gëzohet; nesër do të niseni herët dhe do të arrini në shtëpi".
-
10
|Jueces 19:10|
Por ai njeri nuk deshi ta kalojë natën aty; kështu u ngrit, u nis dhe arriti përballë Jebusit, që është Jeruzalemi, me dy gomarët e tij të shaluar dhe me konkubinën e tij.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10