-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Jueces 1:11|
Që këtej marshoi kundër banorëve të Debirit (që më parë quhej Kirjath-Sefer).
-
12
|Jueces 1:12|
Atëherë Kalebi tha: "Atij që do të sulmojë Kiriath-Seferin dhe do ta shtjerë në dorë, unë do t´i jap për grua bijën time Aksah".
-
13
|Jueces 1:13|
E pushtoi Othnieli, bir i Kenazit, vëllai i vogël i Kalebit, dhe ky i dha për grua bijën e tij Aksah.
-
14
|Jueces 1:14|
Kur ajo erdhi të banojë me të, e bindi t´i kërkojë të atit të saj një fushë. Sapo ajo zbriti nga gomari, Kalebi e pyeti: "Çfarë kërkon?".
-
15
|Jueces 1:15|
Ajo u përgjegj: "Më bëj një dhuratë, me qenë se ti më dhe toka në Negev, më jep edhe disa burime ujore". Atëherë ai i dhuroi burimet e sipërme dhe ato të poshtme.
-
16
|Jueces 1:16|
Atëherë bijtë e Keneos, vjehrrit të Moisiut, shkuan nga qyteti i palmave bashkë me bijtë e Judës në shkretëtirën e Judës, që ndodhet në Negev, afër Aradit; shkuan dhe u vendosën midis popullit.
-
17
|Jueces 1:17|
Pastaj Juda u nis bashkë me vëllanë e tij Simeon dhe mundi Kananejtë që banonin në Tsefath dhe vendosën shfarosjen e tyre; për këtë arsye qyteti u quajt Hormah.
-
18
|Jueces 1:18|
Juda mori edhe Gazën me territorin e saj, Askalonin me territorin e tij dhe Ekronin me territorin e tij.
-
19
|Jueces 1:19|
Kështu Zoti mbajti anën e Judës, që dëboi banorët e krahinës malore, por nuk mundi të dëbojë banorët e fushës, sepse kishin qerre të hekurta.
-
20
|Jueces 1:20|
Pastaj i dhanë Hebronin Kalebit, ashtu si kishte thënë Moisiu; dhe ai i dëboi tre bijtë e Anakut.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7