-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Jueces 5:1|
Atë ditë Debora këndoi këtë kantik me Barakun, birin e Abinoamit, duke thënë:
-
2
|Jueces 5:2|
"Me qenë se krerët kanë marrë komandën në Izrael, me qenë se populli është ofruar spontanisht, bekoni Zotin!
-
3
|Jueces 5:3|
Dëgjoni, o mbretër! Vini veshë, o princa! Unë, pikërisht unë, do t´i këndoj Zotit, do të këndoj lavdinë e Zotit, Perëndisë së Izraelit.
-
4
|Jueces 5:4|
O Zot, kur dole nga Seiri, kur po kapërceje fushat e Edomit, toka u drodh dhe pikoi nga qiejtë; po, pikoi ujë nga retë.
-
5
|Jueces 5:5|
Malet u shkrinë para Zotit, vetë Sinai u drodh para Zotit, Perëndisë të Izraelit.
-
6
|Jueces 5:6|
Në kohën e Shamgarit, birit të Anathit, në kohën e Jaeles rrugët ishin të shkreta, dhe kalimtarët ndiqnin shtigje dredha-dredha.
-
7
|Jueces 5:7|
Mungonin krerë në Izrael; po, mungonin, deri sa nuk dola unë, Debora, si nënë në Izrael.
-
8
|Jueces 5:8|
Ata zgjidhnin perëndi të tjera, kur lufta ishte te pragu. Nuk shihej asnjë mburojë apo shtizë midis dyzet mijë burrave të Izraelit.
-
9
|Jueces 5:9|
Zemra ime është me ata udhëheqës të Izraelit që u ofruan spontanisht në mes të popullit. Bekoni Zotin!
-
10
|Jueces 5:10|
Ju që shkoni hipur mbi gomarë të bardha, ju që rrini ulur mbi qilima të shtrenjtë, dhe ju që ecni nëpër rrugë, këndoni!
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13