-
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Jueces 9:31|
dhe i dërgoi fshehurazi lajmëtarë Abimelekut për t´i thënë: "Ja, Gaali, bir i Ebedit, dhe vëllezërit e tij kanë ardhur në Sikem; ata po e ngrenë qytetin kundër teje.
-
32
|Jueces 9:32|
Prandaj çohu natën, ti dhe njerëzit e tu, dhe zëru pritë në fushë;
-
33
|Jueces 9:33|
dhe nesër në mëngjes, sa të lindë dielli do të ngrihesh dhe do t´i sulesh qytetit. Kur pastaj Gaali me gjithë njerëzit që janë me të do të dalë kundër teje, ti do t´i bësh atë që beson se është më e përshtatshme".
-
34
|Jueces 9:34|
Abimeleku dhe tërë njerëzit që ishin me të u ngritën natën dhe zunë një pritë kundër Sikemit, të ndarë në katër grupe.
-
35
|Jueces 9:35|
Kur Gaali, bir i Ebedit, doli dhe u ndal në hyrjen e portës së qytetit, Abimeleku doli nga prita me gjithë njerëzit që ishin me të.
-
36
|Jueces 9:36|
Duke i parë ata njerëz, Gaali i tha Zebulit: "Ja, disa njerëz që zbresin nga maja e maleve". Por Zebuli iu përgjegj: "Hijet e maleve të duken ty si njerëz".
-
37
|Jueces 9:37|
Gaali nisi përsëri të flasë, duke thënë: "Shiko, ka njerëz që zbresin nga majat e lartësive të vendit, dhe një grup tjetër po vjen nga rruga e lisit të shortarëve".
-
38
|Jueces 9:38|
Atëherë Zebuli i tha: "Ku e ke kapadaillëkun, kur thoje: "Kush është Abimeleku, pse duhet t´i shërbejmë?". A nuk është ky popull që ti përçmoje? Dil, pra, përpara dhe lufto kundër tij!".
-
39
|Jueces 9:39|
Atëherë Gaali doli në krye të banorëve të Sikemit dhe i nisi betejën kundër Abimelekut.
-
40
|Jueces 9:40|
Por Abimeleku e ndoqi dhe ai iku me vrap para tij; shumë njerëz ranë për tokë të plagosur për vdekje deri në hyrje të portës.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 13-14