-
-
Bibla Shqiptare
-
-
16
|Jueces 6:16|
Zoti i tha: "Por unë do të jem me ty dhe ti ke për t´i mundur Madianitët sikur ata të ishin një njeri i vetëm".
-
17
|Jueces 6:17|
Atëherë Gedeoni i tha: "Në rast se kam gjetur hirin tënd, më jep një shenjë se je ti ai që flet me mua.
-
18
|Jueces 6:18|
Mos u largo, pra, që këtej para se të kthehem te ti, të të sjell blatimin e ushqimit dhe të ta vë përpara". Zoti tha: "Do të pres sa të kthehesh ti".
-
19
|Jueces 6:19|
Atëherë Gedeoni hyri në shtëpi dhe përgatiti një kec dhe kuleç pa maja me një efa miell; e vuri mishin në një shportë dhe lëngun në një kusi, ia çoi atij nën lisin dhe ia ofroi.
-
20
|Jueces 6:20|
Engjëlli i Zotit i tha: "Merre mishin dhe kuleçët pa maja, vendosi mbi këtë shkëmb dhe derdh mbi to lëngun e mishit". Dhe ai veproi kështu.
-
21
|Jueces 6:21|
Atëherë Engjëlli i Zotit shtriu majën e bastunit që kishte në dorë dhe preku mishin dhe kuleçët pa maja; e nga shkëmbi u ngrit një flakë që dogji mishin dhe kuleçet pa maja; pastaj Engjëlli i Zotit u zhduk nga sytë e tij.
-
22
|Jueces 6:22|
Kështu Gedeoni e kuptoi se kishte të bënte me Engjëllin e Zotit dhe tha: "Vaj medet, o Zot, o Zot! Sepse e pashë Engjëllin e Zotit sy në sy!".
-
23
|Jueces 6:23|
Zoti i tha: "Paqja qoftë me ty, mos ki frikë, s´ke për të vdekur!".
-
24
|Jueces 6:24|
Atëherë Gedeoni ndërtoi një altar për Zotin dhe e quajti "Jehovah Shalom". Ai gjendet edhe sot në Ofrahun e Abiezeritëve.
-
25
|Jueces 6:25|
Po atë natë Zoti i tha: "Merr demin e atit tënd dhe demin e dytë shtatëvjeçar, shemb altarin e Baalit që i përket atit tënd, dhe rrëzo Asherahun që i qendron afër;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13