-
-
Bibla Shqiptare
-
-
6
|Jueces 9:6|
Atëherë tërë banorët e Sikemit dhe tërë shtëpia e Milos u mblodhën dhe shkuan ta shpallin mbret Abimelekun, pranë lisit të monumentit që gjendet në Sikem.
-
7
|Jueces 9:7|
Kur Jothami u informua për këtë gjë, shkoi dhe zuri në majën e malit Gerezim dhe, duke ngritur zërin, thirri: "Dëgjomëni, banorë të Sikemit, dhe Perëndia të mund t´ju dëgjojë!
-
8
|Jueces 9:8|
Një ditë drurët u nisën për të vajosur një mbret që të mbretëronte mbi ta; dhe i thanë ullirit: "Mbretëro mbi ne".
-
9
|Jueces 9:9|
Por ulliri u përgjegj me këto fjalë: "A duhet të heq dorë nga vaji im metë cilin Perëndia dhe njerëzit nderohen, dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?".
-
10
|Jueces 9:10|
Atëherë drurët i thanë fikut: "Eja ti të mbretërosh mbi ne".
-
11
|Jueces 9:11|
Por fiku iu përgjegj atyre: "A duhet të heq dorë nga ëmbëlsia ime dhe nga fruti im shumë i shijshëm dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?".
-
12
|Jueces 9:12|
Atëherë drurët iu drejtuan hardhisë: "Eja ti të mbretërosh mbi ne".
-
13
|Jueces 9:13|
Por hardhia u përgjegj kështu: "A duhet të heq dorë nga vera ime e ëmbël që gëzon Perëndinë dhe njerëzit, dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?".
-
14
|Jueces 9:14|
Atëherë tërë drurët i thanë ferrës: "Eja ti të mbretërosh mbi ne".
-
15
|Jueces 9:15|
Ferra iu përgjegj me këto fjalë drurëve: "Në rast se doni me të vërtetë të më vajosni si mbret për të sunduar mbi ju, ejani të strehoheni nën hijen time; përndryshe daltë një zjarr nga ferra dhe përpiftë kedrat e Libanit!".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13