-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Jueces 11:11|
Pastaj Jefteu shkoi tek pleqtë e Galaadit dhe populli e zgjodhi komandant dhe udhëheqës të tij; dhe Jefteu përsëriti para Zotit në Mitspah tërë fjalët që pati thënë më parë.
-
12
|Jueces 11:12|
Pastaj Jefteu i dërgoi lajmëtarë mbretit të bijve të Amonit për t´i thënë: "Çfarë ka midis teje dhe meje, që ti të vish e të bësh luftë në vendin tim?".
-
13
|Jueces 11:13|
Mbreti i bijve të Amonit iu përgjegj me këto fjalë lajmëtarëve të Jefteut: "Sepse, kur Izraeli doli nga Egjipti, ai pushtoi vendin tim, nga Arnoni deri në Jabok dhe në Jordan. Tani, pra, m´ikthe këto toka në mënyrë miqësore".
-
14
|Jueces 11:14|
Jefteu i dërgoi përsëri lajmëtarë mbretit të bijve të Amonit për t´i thënë:
-
15
|Jueces 11:15|
"Kështu thotë Jefteu: Izraeli nuk shtiu në dorë as vendin e Moabit, as vendin e bijve të Amonit;
-
16
|Jueces 11:16|
por kur Izraeli doli nga Egjipti dhe kapërceu shkretëtirën deri në Detin e Kuq dhe arriti në Kadesh,
-
17
|Jueces 11:17|
i dërgoi lajmëtarë mbretit të Edomit për t´i thënë: "Të lutem më lër të kaloj nëpër vendin tënd"; por mbreti i Edomit nuk pranoi. I dërgoi lajmëtarë edhe mbretit të Moabit, por edhe ky nuk pranoi. Kështu Izraeli mbeti në Kadesh.
-
18
|Jueces 11:18|
Duke ecur pastaj nëpër shkretëtirë, shkoi rreth vendit të Edomit dhe vendit të Moabit e arriti në lindje të vendit të Moabit; dhe ngriti kampin e tij matanë Arnonit, pa hyrë të territorin e Moabit, sepse Arnoni përfaqëson kufirin e Moabit.
-
19
|Jueces 11:19|
Pastaj Izraeli i dërgoi lajmëtarë Sihonit, mbretit të Amorejve, dhe të Heshbonit, dhe i tha: "Të lutemi, na lër të kalojmë nëpër vendin tënd për të arritur në tonin".
-
20
|Jueces 11:20|
Por Sihoni nuk pati besim ta lërë të kalojë Izraelin nëpër territorin e tij; përkundrazi Sihoni i mblodhi gjithë njerëzit e tij të cilët u vendosën në Jahats dhe luftoi kundër Izraelit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13