-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Lucas 14:11|
Sepse kushdo që e larton veten do të poshterohet, dhe kush e poshtëron veten do të lartohet'.
-
12
|Lucas 14:12|
Ai i tha edhe atij që e kishte ftuar: "Kur shtron drekë a darkë, mos i thirr miqtë e tu, as vëllezërit e tu, as farefisin tënd, as fqinjët e pasur, se mos ata një herë të të ftojnë ty, dhe kështu ta kthejnë shpërblimin.
-
13
|Lucas 14:13|
Por, kur të bësh një gosti, thirr lypësit, sakatët, të çalët, të verbërit;
-
14
|Lucas 14:14|
dhe do të jesh i lum, sepse ata nuk kanë se si të ta kthejnë shpërblimin; por shpërblimi do të të jepet në ringjallje të të drejtëve'.
-
15
|Lucas 14:15|
Dhe një nga të ftuarit, si i dëgjoi këto gjëra, i tha: "Lum kush do të hajë bukë në mbretërinë e Perëndisë'.
-
16
|Lucas 14:16|
Atëherë Jezusi i tha: "Një njeri përgatiti një darkë të madhe dhe ftoi shumë veta;
-
17
|Lucas 14:17|
dhe, në kohë të darkës, dërgoi shërbëtorin e vet t´u thotë të ftuarve: "Ejani, sepse gjithçka tashmë është gati".
-
18
|Lucas 14:18|
Por të gjithë, pa përjashtim, filluan të kërkojnë ndjesë. I pari i tha: "Bleva një arë dhe më duhet të shkoj ta shoh; të lutem, të më falësh".
-
19
|Lucas 14:19|
Dhe një tjetër tha: "Bleva pesë pendë qe dhe po shkoj t´i provoj; të lutem, të më falësh".
-
20
|Lucas 14:20|
Dhe një tjetër akoma tha: "Mora grua e prandaj nuk mund të vij".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13