-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Lucas 16:21|
dhe dëshironte të ngopej me thërrimet që binin nga tryeza e pasanikut; madje edhe qentë vinin e ia lëpinin plagët.
-
22
|Lucas 16:22|
Por ndodhi që lypësi vdiq dhe engjëjt e çuan në gji të Abrahamit; vdiq edhe pasaniku dhe e varrosën.
-
23
|Lucas 16:23|
Dhe, duke pasur mundime në ferr, i çoi sytë dhe pa nga larg Abrahamin dhe Llazarin në gji të tij.
-
24
|Lucas 16:24|
Atëherë ai bërtiti dhe tha: "O atë Abraham, ki mëshirë për mua, dhe dërgoje Llazarin të lagë majën e gishtit të vet në ujë që të më freskojë gjuhën, sepse po vuaj tmerrësisht në këtë flakë.
-
25
|Lucas 16:25|
Por Abrahami thoshte: "O bir, kujto se ti i ke marrë të mirat e tua gjatë jetës sate, kurse Llazari të këqijat; tashti, përkundrazi, ai po përdëllehet dhe ti vuan.
-
26
|Lucas 16:26|
Dhe, veç të gjithave, midis nesh dhe jush është një humnerë e madhe, kështu që ata që do të donin të kalonin që këtej tek ju nuk munden; po ashtu askush nuk mund të kalojë që andej te ne".
-
27
|Lucas 16:27|
Por ai i tha: "Atëherë, o atë, të lutem ta dërgosh atë te shtëpia e tim eti,
-
28
|Lucas 16:28|
sepse unë kam pesë vëllezër e le t´i paralajmërojë rreptësisht që të mos vijnë edhe ata në këtë vend mundimesh".
-
29
|Lucas 16:29|
Abrahami u përgjigj: "Kanë Moisiun dhe profetët, le t´i dëgjojnë ata".
-
30
|Lucas 16:30|
Ai tha: "Jo, o atë Abraham, por nëse dikush nga të vdekurit do të shkojë tek ata, do të pendohen".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 20-21