-
-
Bibla Shqiptare
-
-
41
|Lucas 19:41|
Dhe kur ai po afrohej, e pa qytetin dhe qau mbi të,
-
42
|Lucas 19:42|
duke thënë: "Oh, sikur ti, pikërisht ti, të njihje të paktën në ditën tënde ato që janë te nevojshme për paqen tënde! Por tashti ato janë të fshehura për sytë e tu.
-
43
|Lucas 19:43|
Sepse përmbi ty do të vijnë ditë kur armiqtë e tu do të të qarkojnë me ledh, do të të rrethojnë dhe do të të zënë nga të gjitha anët.
-
44
|Lucas 19:44|
Dhe do të të rrëzojnë përtokë ty dhe bijtë e tu në ty; dhe s´do të lënë në ty gur mbi gur, sepse ti nuk e ke njohur kohën kur je vizituar'.
-
45
|Lucas 19:45|
Pastaj, mbasi hyri në tempull, filloi t´i dëbojë jashtë ata që shistin e blinin,
-
46
|Lucas 19:46|
duke u thënë atyre: "Éshtë shkruar: "Shtëpia ime është shtëpi e lutjes, por ju e bëtë shpellë kusarësh"'.
-
47
|Lucas 19:47|
Çdo ditë ai mësonte në tempull. Dhe krerët e priftërinjve, skribët dhe krerët e popullit kërkonin ta vrisnin.
-
48
|Lucas 19:48|
Dhe nuk arrinin dot të vendosnin çfarë të bënin; sepse gjithë populli e dëgjonte me vemendje të madhe.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7