-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Lucas 21:1|
Pastaj Jezusi i çoi sytë dhe pa pasanikët që qitnin dhuratat e tyre në arkën e thesarit,
-
2
|Lucas 21:2|
dhe pa edhe një të ve të varfër që qiti dy pare të vogla
-
3
|Lucas 21:3|
dhe tha: "Në të vërtetë po ju them se kjo e ve e varfër ka qitur më shumë se gjithë të tjerët.
-
4
|Lucas 21:4|
Sepse të gjithë këta dhanë nga tepricat e pasurisë së tyre për shtëpinë e Perëndisë, kurse ajo, në varfërinë e vet, dha gjithçka që kishte për të jetuar'.
-
5
|Lucas 21:5|
Pastaj, kur disa po flisnin për tempullin dhe vinin në pah se ishte i stolisur me gurë të bukur dhe me oferta, ai tha:
-
6
|Lucas 21:6|
'Nga të gjitha këto gjëra që ju admironi, do të vijnë ditët kur nuk do të mbetet gur mbi gur pa u rrënuar'.
-
7
|Lucas 21:7|
Atëherë ata e pyetën duke thënë: "Mësues, kur do të ndodhin këto dhe cila do të jetë shenja se këto janë duke u kryer?'.
-
8
|Lucas 21:8|
Dhe ai tha: "Ruhuni se mos ju mashtrojnë, sepse shumë veta do të vijnë në emrin tim duke thënë: "Unë jam", dhe: "Erdhi koha". Mos shkoni, pra, pas tyre.
-
9
|Lucas 21:9|
Dhe kur të dëgjoni të flitet për luftëra e për trazira, mos u trembni, sepse të gjitha këto duhet të ndodhin më parë, por mbarimi nuk do të vijë menjëherë'.
-
10
|Lucas 21:10|
Atëherë u tha atyre: "Do të ngrihet kombi kundër kombit; dhe mbretëria kundër mbretërisë;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7