-
-
Bibla Shqiptare
-
-
51
|Lucas 22:51|
Por Jezusi, duke u përgjigjur, tha: "Lëreni, mjaft kështu'. Dhe si e preku veshin e atij njeriu, e shëroi.
-
52
|Lucas 22:52|
Pastaj Jezusi u tha krerëve të priftërinjve, krerëve të rojeve të tempullit dhe pleqve që kishin ardhur kundër tij: "Keni dalë kundër meje me shpata dhe me shkopinj si kundër një kusari?
-
53
|Lucas 22:53|
Kur unë çdo ditë isha me ju në tempull, ju nuk vutë dorë kurrë mbi mua; por kjo është ora juaj dhe pushteti i errësirës'.
-
54
|Lucas 22:54|
Mbasi e kapën, e çuan dhe e shtinë në shtëpinë e kryepriftit. Dhe Pjetri e ndiqte nga larg.
-
55
|Lucas 22:55|
Kur ata ndezën një zjarr në mes të oborrit dhe u ulën rreth tij, Pjetri u ul midis tyre.
-
56
|Lucas 22:56|
Një shërbëtore e pa ulur pranë zjarrit, e shikoi me vëmendje dhe tha: "Edhe ky ishte me të'.
-
57
|Lucas 22:57|
Por ai e mohoi duke thënë: "O grua, nuk e njoh'.
-
58
|Lucas 22:58|
Pak më vonë e pa një tjetër dhe tha: "Edhe ti je nga ata'. Por Pjetri tha: "O njeri, nuk jam'.
-
59
|Lucas 22:59|
Mbasi kaloi rreth një orë, një tjetër pohoi me këmbëngulje duke thënë: "Në të vërtetë edhe ky ishte bashkë me të, sepse është Galileas'.
-
60
|Lucas 22:60|
Por Pjetri tha: "O njeri, s´di ç´po thua'. Dhe menjëherë, ndërsa ai ende po fliste, këndoi gjeli.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4