-
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Lucas 4:31|
Pastaj zbriti në Kapernaum, qytet i Galilesë, dhe i mësonte njerëzit ditët e shtuna.
-
32
|Lucas 4:32|
Dhe ata habiteshin nga mësimi i tij, sepse fjala e tij ishte me autoritet.
-
33
|Lucas 4:33|
Në sinagogë ishte një njeri që ishte pushtuar me frymën e një demoni të ndyrë. Ai bërtiti me zë të lartë duke thënë:
-
34
|Lucas 4:34|
'Ah, ç´ka mes nesh dhe teje, o Jezus Nazareas? A erdhe të na shkatërrosh? Unë e di se kush je ti: i Shenjti i Perëndisë!'.
-
35
|Lucas 4:35|
Por Jezusi e qortoi duke thënë: "Hesht dhe dil prej tij!'. Dhe demoni, pasi e përplasi përpara tyre, doli prej tij pa i bërë asgjë të keqe.
-
36
|Lucas 4:36|
Atëherë të gjithë i pushtoi habia dhe i thoshin njëri-tjetrit: "Ç´fjalë është kjo, vallë? Ai urdhëron me autoritet dhe pushtet frymërat e ndyra dhe ata dalin!'.
-
37
|Lucas 4:37|
Dhe fama e tij përhapej në çdo vend të krahinës përreth.
-
38
|Lucas 4:38|
Mbasi doli nga sinagoga, Jezusi hyri në shtëpinë e Simonit. Vjehrrën e Simonit e kishin zënë ethe të forta; dhe ata e lutën për të.
-
39
|Lucas 4:39|
Ai u përkul mbi të, qortoi ethet dhe ato e lëshuan; dhe ajo u ngrit menjëherë dhe filloi t´u shërbejë.
-
40
|Lucas 4:40|
Kur perëndoi dielli, të gjithë ata që kishin të sëmurë me sëmundje të ndryshme i prunë tek ai; dhe ai i shëroi duke vënë duart mbi secilin prej tyre.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7