-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Lucas 7:11|
Dhe të nesërmen ai shkoi në një qytet që quhej Nain; dhe bashkë me të shkonin shumë nga dishepujt e vet dhe një turmë e madhe.
-
12
|Lucas 7:12|
Dhe, kur iu afrua portës së qytetit, ja që po çonin për ta varrosur një të vdekur, djalin e vetëm të nënës së tij, që ishte e ve; dhe një turmë e madhe nga qyteti ishte me të.
-
13
|Lucas 7:13|
Posa e pa, Zoti pati dhemshuri për të dhe i tha: "Mos qaj!'
-
14
|Lucas 7:14|
U afrua, preku arkivolin, dhe ata që e bartnin u ndalën; atëherë ai tha: "Djalosh, unë të them, çohu!'.
-
15
|Lucas 7:15|
Dhe i vdekuri u çua ndenjur dhe filloi të flasë. Dhe Jezusi ia dha së ëmës.
-
16
|Lucas 7:16|
Atëherë të gjithë u mrekulluan dhe lëvdonin Perëndinë duke thënë: "Midis nesh doli një profet i madh' dhe: "Perëndia e vizitoi popullin e vet'.
-
17
|Lucas 7:17|
Dhe kjo e thënë për të u përhap nëpër gjithë Judenë dhe anembanë krahinës përreth.
-
18
|Lucas 7:18|
Gjoni u informua prej dishepujve të vet për të gjitha këto gjëra.
-
19
|Lucas 7:19|
Dhe Gjoni thirri pranë tij dy nga dishepujt e vet, i dërgoi te Jezusi për t´i thënë: "A je ti ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?'.
-
20
|Lucas 7:20|
Këta njerëz, pra, shkuan te ai dhe i thanë: "Gjon Pagëzori na dërgoi te ti për të të thënë: "A je ti ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?"'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 20-21