-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Lucas 9:11|
Po, kur turmat e morën vesh, i ndiqnin; dhe ai i mirëpriti dhe u fliste për mbretërinë e Perëndisë, dhe shëronte ata që kishin nevojë për shërim.
-
12
|Lucas 9:12|
Tani kur dita filloi të mbarojë, të dymbëdhjetët iu afruan dhe i thanë: "Nise turmën, që të shkojë nëpër fshatra e nëpër fushat përreth, që të gjejë strehë dhe ushqim, sepse këtu jemi në një vend të shkretë'.
-
13
|Lucas 9:13|
Por ai u tha atyre: "U jepni ju të hanë'. Ata u përgjigjen: "Ne nuk kemi tjetër veç se pesë bukë e dy peshq; vetëm nëse shkojmë vetë të blejmë ushqim për gjithë këta njerëz'.
-
14
|Lucas 9:14|
Ishin, pra, rreth pesë mijë burra. Por ai u tha dishepujve të vet: "I vini të ulen në grupe nga pesëdhjetë'.
-
15
|Lucas 9:15|
Ata vepruan në këtë mënyrë dhe i ulën të gjithë.
-
16
|Lucas 9:16|
Atëherë ai i mori të pesë bukët dhe të dy peshqit dhe, pasi i ngriti sytë drejt qiellit, i bekoi, i ndau dhe ua dha dishepujve të vet që t´ia shpërndajnë turmës.
-
17
|Lucas 9:17|
Dhe të gjithë hëngrën e u ngopën; nga copat që tepruan mblodhën dymbëdhjetë shporta.
-
18
|Lucas 9:18|
Dhe ndodhi që, ndërsa Jezusi po lutej në vetmi, dishepujt ishin bashkë me të. Dhe ai i pyeti duke thënë: "Kush thonë turmat se jam unë?'.
-
19
|Lucas 9:19|
Ata duke u përgjgjur thanë: "Disa thonë "Gjon Pagëzori", të tjerë "Elia" dhe të tjerë një nga profetët e lashtë që është ringjallur'.
-
20
|Lucas 9:20|
Dhe ai u tha atyre: "Po ju, kush thoni se jam unë?'. Atëherë Pjetri duke u pergjigjur tha: "Krishti i Perëndisë'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Éxodo 39-40