-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
41
|Levítico 13:41|
Në rast se i bien flokët mbi ballë, është tullac mbi ballë, por i pastër.
-
42
|Levítico 13:42|
Por në rast se në pjesën tullace të kokës ose të ballit shfaqet një plagë e bardhë-kuqalashe, është lebër, që ka shpërthyer mbi kokë apo mbi ballë.
-
43
|Levítico 13:43|
Prifti do ta shqyrtojë; dhe në qoftë se ënjtja e plagës mbi pjesën tullace të kokës apo të ballit është e bardhë-kuqalashe, njëlloj si lebra mbi lëkurën e trupit,
-
44
|Levítico 13:44|
është lebroz; është i papastër, dhe prifti do ta shpallë atë të papastër, për shkak të plagës mbi kokën e tij.
-
45
|Levítico 13:45|
Lebrozi, i prekur nga kjo plagë, do të veshë rroba të grisura dhe do ta mbajë kokën të zbuluar; do të mbulojë mjekrën e tij dhe do të bërtasë: "papastër, papastër".
-
46
|Levítico 13:46|
Do të jetë i papastër tërë kohën që do të ketë plagën; është i papastër; do të jetojë vetëm; do të banojë jashtë kampit.
-
47
|Levítico 13:47|
Në qoftë se ka një plagë lebre mbi një palë rroba, qoftë rrobë leshi apo një rrobë liri,
-
48
|Levítico 13:48|
një stofë o një punë me shtiza, prej liri ose leshi, në lëkurë apo në çfarëdo sendi prej lëkure,
-
49
|Levítico 13:49|
në se plaga është e gjelbëruar ose kuqalashe mbi rrobat apo mbi lëkurën, mbi stofin ose mbi punën e bërë me shtiza, ose mbi çfarëdo tjetër sendi të punuar me lëkurë, është plagë lebre, dhe do t´i tregohet priftit.
-
50
|Levítico 13:50|
Prifti do të shqyrtojë plagën dhe do të izolojë shtatë ditë atë që ka plagën.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Romanos 1-4