-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Levítico 14:21|
Në rast se ky person është i varfër dhe nuk mund t´i sigurojë këto gjëra, do të marrë vetëm një qengj për ta ofruar si flijim për shkeljen e kryer, si një ofertë të tundur, për të bërë shlyerjen
-
22
|Levítico 14:22|
dhe dy turtuj apo dy pëllumba të rinj, sipas mundësive të tij; njëri do të jetë për flijimin për mëkatin dhe tjetri për olokaustin.
-
23
|Levítico 14:23|
Ditën e tetë do t´i çojë, për pastrimin e tij, këto gjëra priftit në hyrje të çadrës së mbledhjes përpara Zotit.
-
24
|Levítico 14:24|
Dhe prifti do të marrë qengjin e flijimit për shkeljen dhe logun e vajit, dhe do t´i tundë si një ofertë e tundur përpara Zotit.
-
25
|Levítico 14:25|
Pastaj do të therë qengjin e flijimit për shkeljen e kryer. Prifti do të marrë pak gjak nga flijimi për shkeljen dhe do ta vërë në skajin e veshit të djathtë të atij që do të pastrohet mbi gishtin e madh të dorës së tij të djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë.
-
26
|Levítico 14:26|
Prifti do të derdhë pak vaj mbi pëllëmbën e dorës së tij të majtë.
-
27
|Levítico 14:27|
Dhe me gishtin e dorës së tij të djathtë, prifti do të spërkasë shtatë herë pak nga vaji që ka në dorën e tij të majtë përpara Zotit.
-
28
|Levítico 14:28|
Pastaj prifti do të vërë pak nga vaji që ka në dorë mbi skajin e veshit të djathtë të atij që duhet të pastrohet, mbi gishtin e tij të madh të dorës së djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë, në vendin ku ka vënë gjakun e flijimit të shkeljes.
-
29
|Levítico 14:29|
Mbetjen e vajit që ka në dorë, prifti do ta vërë mbi kokën e atij që do të pastrohet, për të bërë shlyerjen për atë përpara Zotit.
-
30
|Levítico 14:30|
Pastaj do të ofrojë një nga turtujt a një nga të dy pëllumbat e rinj, sipas mundësive të tij;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Hebreos 1-3