- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Levítico 15:21|
									Kushdo që prek shtratin e saj do të lajë rrobat e tij dhe do të lahet në ujë, dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Levítico 15:22|
									Kushdo që prek çfarëdo gjë mbi të cilën ajo është ulur, do të lajë rrobat e tij dhe do të lahet në ujë; do të jetë i papastër deri në mbrëmje.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Levítico 15:23|
									Kur ajo është ulur mbi shtrat ose mbi çfarëdo gjë tjetër, kur dikush e prek atë do të jetë i papastër deri në mbrëmje.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Levítico 15:24|
									Në rast se një burrë bie në shtrat me të, papastërtia e saj kalon mbi të dhe ai do të jetë i papastër për shtatë ditë; dhe çdo shtrat mbi të cilin ai shtrihet, do të jetë i papastër.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Levítico 15:25|
									Në qoftë se një grua ka një fluks gjaku prej disa ditësh jashtë kohës së papastërtisë së zakoneve, ose fluksi vazhdon tej kohës së duhur, ajo do të jetë e papastër për gjithë ditët e fluksit të papastër,  ashtu si është në ditët e papastërtisë  së saj të zakoneve.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Levítico 15:26|
									Çdo shtrat mbi të cilin shtrihet gjatë ditëve të fluksit të saj, do të jetë për të si shtrati i zakoneve të saj; dhe çdo gjë mbi të cilën ajo ulet do të ketë po atë papastërti të zakoneve të saj.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Levítico 15:27|
									Kushdo që prek këto gjëra do të jetë i papastër; do të lajë rrobat e tij dhe do të lahet në ujë; do të jetë i papastër deri në mbrëmje.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Levítico 15:28|
									Por pas pastrimit të saj nga fluksi, do të numërojë shtatë ditë, dhe pastaj do të jetë e pastër.									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Levítico 15:29|
									Ditën e tetë do të marrë dy turtuj ose dy pëllumba të rinj dhe do t´ia çojë priftit në hyrje të çadrës së mbledhjes.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Levítico 15:30|
									Prifti do ta ofrojë njërin prej tyre si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust; prifti do të kryejë për të shlyerjen, përpara Zotit, të fluksit që e bënte të papastër.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18