- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Levítico 19:21|
									Burri do t´i çojë Zotit, në hyrje të çadrës së mbledhjes, një dash si fli për shkeljen;									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Levítico 19:22|
									dhe me dashin e flijimit për shkeljen prifti do të bëjë për të shlyerjen përpara Zotit për mëkatin që ai ka kryer; dhe mëkati që ai ka kryer do t´i falet.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Levítico 19:23|
									Kur të hyni në vendin tuaj dhe të keni mbjellë lloj-lloj drurësh frutorë, do t´i konsideroni frutat e tyre si të parrethprera; për tre vjet do të jenë për ju si të parrethprera; prandaj nuk duhet të hahen.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Levítico 19:24|
									Por vitin e katërt të gjitha frutat e tyre do të jenë të shenjtëruara, do të jenë për lavdinë e Zotit.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Levítico 19:25|
									Vitin e pestë do të hani frutat e tyre, me qëllim që prodhimi i tyre të mund të rritet. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Levítico 19:26|
									Nuk do të hani asgjë që përmban gjak. Nuk do të zbatoni asnjë lloj shortarie ose magjie.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Levítico 19:27|
									Nuk do t´i prisni rrumbullak flokët anëve të kokës, as do të shkurtosh fundin e mjekrës sate.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Levítico 19:28|
									Nuk do të bëni asnjë prerje në mishin tuaj për një të vdekur, nuk do të bëni asnjë tatuazh mbi trupin tuaj. Unë jam Zoti.									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Levítico 19:29|
									Mos e ndot bijën tënde duke e bërë kurvë, që vendi të mos jepet pas kurvërisë dhe të mos mbushet me prapësi.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Levítico 19:30|
									Të respektoni të shtunat e mia dhe do të keni respekt për shenjtëroren time. Unë jam Zoti.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18