- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Levítico 23:11|
									Ai do ta tundë demetin përpara Zotit për ju, me qëllim që të pëlqehet; prifti do ta tundë një ditë pas së shtunës.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Levítico 23:12|
									Ditën gjatë së cilës do të tundni demetin, do t´i ofroni një qengj motak, pa të meta, si olokaust për Zotin.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Levítico 23:13|
									Blatimi i ushqimit që do ta shoqërojë do të jetë dy të dhjeta të efës majë mielli të përzier me vaj, si flijim i bërë me zjarr, me një erë të këndshme për Zotin; libacioni do të jetë një çerek hin verë.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Levítico 23:14|
									Nuk do të hani as bukë, as grurë të pjekur, as kallëza të freskëta, deri në atë ditë, deri sa të mos keni çuar ofertën e Perëndisë tuaj. Ky është një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaja, në të gjitha vendet ku do të banoni.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Levítico 23:15|
									Nga dita pas së shtunës, domethënë nga dita që keni çuar demetin e ofertës së tundur, do të numëroni shtatë të shtuna të plota.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Levítico 23:16|
									Do të numëroni pesëdhjetë ditë deri në ditën pas së shtunës së shtatë, pastaj do t´i ofroni Zotit një blatim të ri ushqimi.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Levítico 23:17|
									Do të çoni në banesat tuaja dy bukë për një ofertë të tundur prej dy të dhjeta të efës majë mielli; ato do të jenë pjekur me maja, si prodhime të para të ofruara për Zotin.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Levítico 23:18|
									Së bashku me këto bukë do të ofroni shtatë qengja motakë pa të meta, një dem të vogël dhe dy desh; ata do të jenë një olokaust për Zotin së bashku me blatimet e tyre ushqimore dhe me libacionet e  tyre; do të jetë një flijim me erë të këndshme  i bërë me zjarr për Zotin.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Levítico 23:19|
									Pastaj do të ofroni një cjap si fli për mëkatin dhe dy qengja motakë si flijim falënderimi.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Levítico 23:20|
									Prifti do t´i tundë bashkë me bukën e prodhimit të parë dhe me dy qengjat, si ofertë e tundur përpara Zotit; ata do t´i shenjtërohen Zotit dhe do t´i takojnë priftit.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18