- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Levítico 25:21|
									Unë kam urdhëruar që bekimi im të vijë mbi ju vitin e gjashtë, dhe ai do t´ju japë një korrje që do të mjaftojë për tre vjet.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Levítico 25:22|
									Kështu vitin e tetë do të mbillni dhe do të hani nga korrja e vjetër deri në vitin e nëntë; do të hani nga korrja e vjetër deri sa të vijë e reja.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Levítico 25:23|
									Tokat nuk do të shiten për gjithnjë, sepse toka është imja; sepse ju jeni të huaj dhe qiramarrës tek unë.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Levítico 25:24|
									Prandaj në të gjithë vendin që keni pronë do të jepni të drejtën e shpengimit të tokës.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Levítico 25:25|
									Në qoftë se yt vëlla bëhet i varfër dhe shet një pjesë të pronës së tij, ai që ka të drejtën e shpengimit, i afërti i tij më i ngushtë, do të vijë dhe do të shpengojë atë që vëllai i tij ka shitur.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Levítico 25:26|
									Dhe në qoftë se dikush nuk ka njeri që të mund ta shpengojë pronën e tij, por arrin të gjejë vetë shumën e nevojshme për shpengimin,									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Levítico 25:27|
									do të numërojë vitet që kaluan dhe do t´i japë blerësit shumën e viteve që mbeten akoma, dhe do të rifitojë kështu pronën e tij.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Levítico 25:28|
									Por në qoftë se nuk është në gjëndje ta shpengojë pronën e tij, ajo që ka shitur do të mbetet në dorë të blerësit deri në vitin e jubileut; atë vit do të shpengohet dhe do të kthehet në zotërim të tij.									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Levítico 25:29|
									Në rast se dikush shet një shtëpi në një qytet të rrethuar me mure, ai ka të drejtë ta shpengojë gjatë një viti të tërë mbas shitjes se saj; e drejta e riblerjes zgjat një vit të tërë.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Levítico 25:30|
									Por në qoftë se shtëpia që ndodhet në qytetin e rrethuar me mure nuk është riblerë para se të ketë kaluar një vit i tërë, ajo do të mbetet për gjithnjë pronë e blerësit dhe e trashëgimtarëve të tij; nuk do të shpengohet me rastin e jubileut.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18