- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Levítico 27:11|
									Por në qoftë se është puna për një kafshë të papastër, që mund t´i ofrohet Zotit, atëherë ai do ta paraqesë kafshën para priftit;									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Levítico 27:12|
									dhe prifti do të bëjë vlerësimin, qoftë kafsha e mirë apo e keqe; çfarëdo vlerësimi të bëjë prifti, ai do të vlejë.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Levítico 27:13|
									Por në qoftë se dikush dëshiron ta shpengojë, duhet të shtojë një të pestën e vlerësimit.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Levítico 27:14|
									Në rast se dikush shenjtëron shtëpinë e tij për ta bërë gjë të shenjtë për Zotin, prifti do të bëjë vlerësimin, qoftë ajo e mirë apo e keqe; çfarëdo vlerësimi të bëjë prifti ai do të vlejë.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Levítico 27:15|
									Dhe në se ai që ka shenjtëruar shtëpinë e tij dëshiron ta shpengojë, duhet t´i shtojë një të pestën e vlerësimit dhe ajo do të bëhet e tij.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Levítico 27:16|
									Në qoftë se dikush i shenjtëron Zotit një arë, pronë e tij, vlerësimi i saj do të bëhet në bazë të farës së nevojshme për të: pesëdhjetë sikla argjendi për një omer farë elbi.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Levítico 27:17|
									Në rast se e shenjtëron arën e tij nga viti i jubileut, çmimi do të mbetet ai i caktuar nga vlerësimi yt;									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Levítico 27:18|
									por në rast se e shenjtëron arën e tij pas jubileut, prifti do të vlerësojë çmimin e saj duke llogaritur vitet që mbeten deri në jubile, duke pasur parasysh vlerësimin tënd.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Levítico 27:19|
									Dhe në qoftë se ai që ka shenjtëruar arën do ta shpengojë, duhet t´i shtojë një të pestën vlerësimit tënd dhe ajo do të mbetet e tij.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Levítico 27:20|
									Por në rast se nuk dëshiron ta shpengojë arën e tij ose ia ka shitur një tjetri, nuk do të mund ta shpengojë më;									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18