-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Levítico 2:11|
Çdo blatim ushqimor që do t´i çoni Zotit do të jetë pa maja, sepse nuk do të tymosni asgjë që përmban maja ose mjaltë, si flijim që bëhet me zjarr për Zotin.
-
12
|Levítico 2:12|
Mund t´ia çoni Zotit si një blatim të prodhimeve të para, por ato nuk do të vihen mbi altarin si oferta me erë të këndshme.
-
13
|Levítico 2:13|
Çdo blatim ushqimor që do të ofrosh, do ta ndreqësh me kripë; nuk do ta lësh mangut kripën nga blatimet e tua, sipas besëlidhjes me Perëndinë. Mbi të gjitha ofertat e tua do të ofrosh kripë.
-
14
|Levítico 2:14|
Në rast se i ofron Zotit një blatim ushqimesh nga prodhimet e tua të para, do të ofrosh si blatim ushqimor të prodhimeve të tua të para kallinj të thekur në zjarr, kokrra gruri të shtypura nga kallinj të plotë.
-
15
|Levítico 2:15|
Dhe do të vësh mbi to vaj dhe temjan; është një blatim ushqimor.
-
16
|Levítico 2:16|
Pas kësaj prifti do të tymosë si kujtim një pjesë të grurit dhe një pjesë të vajit, së bashku me tërë temjanin. Éshtë një flijim i bërë me zjarr për Zotin".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Deuteronomio 18-20