- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Levítico 7:21|
									Përveç kësaj në se dikush prek çfarëdo gjë të papastër (një papastërti njerëzore, një kafshë të papastër ose çfarëdo gjë të neveritshme dhe të ndyrë) dhe ha mish nga flijimi i falënderimit që i përket  Zotit, ai do të shfaroset nga populli i  tij".									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Levítico 7:22|
									Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Levítico 7:23|
									"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Nuk do të hani asnjë yndyrë të lopës apo të deles apo të dhisë.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Levítico 7:24|
									Dhjami i një kafshe që ka ngordhur në mënyrë të natyrshme dhe dhjami i një kafshe të shqyer mund të shërbejë për çdo përdorim tjetër, por nuk do të hani aspak;									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Levítico 7:25|
									sepse kushdo që në fakt ha dhjamin e një kafshe që ofrohet si flijim i bërë me zjarr për Zotin, ai që ha nga ky mish do të shfaroset nga populli i tij.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Levítico 7:26|
									Përveç kësaj nuk do të hani asnjë gjak, as të zogjve, as të katërkëmbëshve, në asnjë nga banesat tuaja.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Levítico 7:27|
									Kushdo që ha çfarëdo lloj gjaku, do të shfaroset nga populli i tij".									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Levítico 7:28|
									Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Levítico 7:29|
									"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kush i ofron Zotit flijimin e tij të falënderimit do t´ia çojë ofertën e tij Zotit, duke e hequr nga flijimi i tij i falënderimit.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Levítico 7:30|
									Do t´i çojë me duart e tij ofertat e bëra me zjarr për Zotin; do të çojë dhjamin bashkë me gjoksin, për të tundur gjoksin si ofertë e tundur përpara Zotit.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18