-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Nehemías 12:21|
nga ajo e Hilkiahut, Hashabiahu dhe nga ajo e Jedajahut, Nethaneeli.
-
22
|Nehemías 12:22|
Gjatë mbretërimit të Darit, Persianit, u regjistruan bashkë me priftërinjtë, Levitët që ishin të parë të shtëpive atërore në kohën e Eliashibit, të Jojadas, të Johananit dhe të Jaduas.
-
23
|Nehemías 12:23|
Bijtë e Levit, që ishin të parë të shtëpive atërore, u regjistruan përkundrazi në librin e Kronikave deri në kohën e Johananit, birit të Eliashibit.
-
24
|Nehemías 12:24|
Krerët e Levitëve Hashabiahu, Sherabiahu dhe Jeshua, bir i Kadmielit, bashkë me vëllezërit e tyre, që rrinin përballë tyre, këndonin himne lëvdimi dhe falenderimi me grupe të alternuara, sipas urdhrit të Davidit, njeriut të Perëndisë.
-
25
|Nehemías 12:25|
Mataniahu, Bakbukiahu, Obadiahu, Meshulami, Talmoni dhe Akubi ishin derëtarë dhe ruanin magazinat e portave.
-
26
|Nehemías 12:26|
Këta jetonin në kohën e Jojakimit, birit të Jeshuas, bir i Jotsadakut, dhe në kohën e Nehemias, qeveritarit, dhe të Ezdras, që ishte prift dhe shkrues.
-
27
|Nehemías 12:27|
Për kushtimin e mureve të Jeruzalemit dërguan të kërkojnë Levitë nga tërë vendet e tyre, për t´i sjellë në Jeruzalem që të kremtonin kushtimin me gëzim, me lavderime dhe me këngë, me cembale, me harpa dhe me qeste.
-
28
|Nehemías 12:28|
Dhe bijtë e këngëtarëve u mblodhën nga krahina përreth Jeruzalemit, nga fshatrat e Netofathitëve,
-
29
|Nehemías 12:29|
nga Beth-Gilgali, nga fusha e Gebas dhe të Azmavethit, sepse këngëtarët kishin ndërtuar fshatra përreth Jeruzalemit.
-
30
|Nehemías 12:30|
Priftërinjtë dhe Levitët u pastruan vetë dhe pastruan popullin, portat dhe muret.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4