-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Nehemías 7:1|
Kur muret përfunduan dhe unë vura në vend portat, dhe derëtarët, këngëtarët dhe Levitët u caktuan në funksionet e tyre,
-
2
|Nehemías 7:2|
komandën e Jeruzalemit ia dhashë Hananit, vëllait tim, dhe Hananiahut, qeveritarit të fortesës, sepse ishte njeri besnik dhe kishte frikë nga Perëndia më tepër se shumë të tjerë.
-
3
|Nehemías 7:3|
Dhe u thashë atyre: "Portat e Jeruzalemit nuk duhet të hapen deri sa të fillojë të djegë dielli; dhe ndërsa rojet janë akoma në vendroje, portat të mbahen të mbyllura dhe me shufra. Të vendosen roje nga banorët e Jeruzalemit, disa në vendin e tyre mbi muret dhe të tjerë përpara shtëpisë së tyre".
-
4
|Nehemías 7:4|
Qyteti ishte i madh dhe i gjerë, por brenda tij kishte pak njerëz dhe nuk ndërtoheshin shtëpi.
-
5
|Nehemías 7:5|
Atëherë Perëndia im më vuri në zemër detyrën të mbledh parinë, gjyqtarët dhe popullin, për t´i regjistruar sipas gjenealogjive të tyre. Dhe gjeta regjistrin gjenealogjik të atyre që ishin kthyer nga
-
6
|Nehemías 7:6|
Këta janë ata të krahinës që u kthyen nga robëria, ata që Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, kishte internuar dhe që ishin kthyer në Jeruzalem dhe në Judë, secili në qytetin e tij.
-
7
|Nehemías 7:7|
Këta janë ata që u kthyen me Zorobabelin, Jeshuan, Nehemian, Azarian, Raamiahun, Nahamanin, Mardokeon, Bilshanin, Misperethin, Bigvain, Nehumin dhe Banaahun. Numri i njerëzve të popullit të Izraelit:
-
8
|Nehemías 7:8|
bijtë e Paroshit, dy mijë e njëqind shtatëdhjetë e dy veta.
-
9
|Nehemías 7:9|
Bijtë e Shefatiahut, treqind e shtatëdhjetë e dy veta.
-
10
|Nehemías 7:10|
Bijtë e Arahut, gjashtëqind e pesëdhjetë e dy veta.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4