- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Nehemías 1:1|
									Fjalët e Nehemias, birit të Hakaliahut. Ndodhi që në muajin e Kisleut, në vitin e njëzetë, ndërsa unë ndodhesha në kalanë e Suzës,									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Nehemías 1:2|
									arriti në Judë Hanani, një nga vëllezërit e mi, bashkë me disa burra të tjerë. Unë i pyeta lidhur me Judejtë që kishin shpëtuar, që ishin kthyer gjallë nga robëria, dhe lidhur me Jeruzalemin.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Nehemías 1:3|
									Ata më thanë: "Ata që kanë shpëtuar nga robëria janë atje poshtë në krahinë, në një varfëri të madhe dhe me faqe të zezë; përveç kësaj muret e Jeruzalemit janë plot me të çara dhe portat e tij janë konsumuar nga zjarri".									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Nehemías 1:4|
									Sa i dëgjova këto fjalë, u ula dhe qava; pastaj mbajta zi disa ditë me radhë, agjerova dhe u luta përpara Perëndisë të qiellit.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Nehemías 1:5|
									Dhe thashë: "Të lutem shumë, o Zot, Perëndia i qiellit, Perëndi i madh dhe i tmerrshëm, që i qëndron besnik besëlidhjes dhe ke mëshirë për ata që të duan dhe respektojnë urdhërimet e tua,									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Nehemías 1:6|
									qofshin veshët e tua të vëmëndshëm dhe sytë e tu të hapur për të dëgjuar lutjen e shërbëtorit tënd që tani ta drejton ty ditën dhe natën për bijtë e Izraelit, shërbëtorë të tu, duke rrëfyer mëkatet  e bijve të Izraelit, që ne kemi kryer kundër  teje. Po, unë dhe shtëpia e atit tim kemi mëkatuar.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Nehemías 1:7|
									Jemi sjellë shumë keq me ty dhe nuk kemi respektuar urdhërimet, statutet dhe dekretet që ti i ke urdhëruar Moisiut, shërbëtorit tënd.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Nehemías 1:8|
									Mbaje mend fjalën që i urdhërove Moisiut, shërbëtorit tënd, duke i thënë: "Në qoftë se do të mëkatoni, unë do t´ju shpërndaj midis popujve;									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Nehemías 1:9|
									por në rast se do të ktheheni tek unë dhe do të respektoni urdhërimet e mia, dhe do t´i zbatoni në praktikë, edhe sikur njerëzit tuaj të shpërndarë të jenë në kufijtë e qiellit, unë do t´i mbledh që  andej dhe do t´i sjell përsëri në vendin që  kam zgjedhur ku të banojë emri im".									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Nehemías 1:10|
									Tani këta janë shërbëtorët e tu dhe populli yt, që ti i ke çliruar me fuqinë tënde të madhe dhe me dorën tënde të fortë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15