-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
23
|1 Crónicas 12:23|
Ky është numri i krerëve të armatosur për luftë, që shkuan te Davidi në Hebron për t´i kaluar atij mbretërinë e Saulit, sipas fjalës së Zotit.
-
24
|1 Crónicas 12:24|
Bijtë e Judës, që mbanin mburoja dhe shtiza ishin gjashtë mijë e tetëqind veta, të armatosur për luftë.
-
25
|1 Crónicas 12:25|
Nga bijtë e Simeonit, njerëz të fortë dhe trima në luftë, ishin shtatë mijë e njëqind veta.
-
26
|1 Crónicas 12:26|
Nga bijtë e Levit, katër mijë e gjashtëqind veta;
-
27
|1 Crónicas 12:27|
përveç Jehojadit, princit të familjes së Aaronit, që kishte tre mijë e shtatëqind veta,
-
28
|1 Crónicas 12:28|
dhe Tsadoku, një i ri i fortë dhe trim, me njëzet e dy krerë të shtëpisë së tij atërore.
-
29
|1 Crónicas 12:29|
Nga bijtë e Beniaminit, vëllezër të Saulit, tre mijë (sepse pjesa më e madhe e tyre i kishte qëndruar besnike deri atëherë shtëpisë së Saulit).
-
30
|1 Crónicas 12:30|
Nga bijtë e Efraimit, njëzet mijë e tetëqind veta, njerëz të fortë dhe trima, njerëz të famshëm, sipas shtëpive të tyre atërore.
-
31
|1 Crónicas 12:31|
Nga gjysma e fisit të Manasit, tetëmbëdhjetë mijë veta, që u zgjodhën individualisht për të vajtur dhe për ta shpallur mbret Davidin.
-
32
|1 Crónicas 12:32|
Nga bijtë e Isakarit, që i kuptonin kohrat dhe dinin kështu çfarë duhet të bënte Izraeli: dyqind krerë dhe tërë vëllezërit e tyre në urdhrat e tyre.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4