-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
33
|1 Crónicas 12:33|
Nga Zabuloni, pesëdhjetë mijë, që shkonin të luftonin, të shkathët për tu vendosur në rend beteje me të gjitha armët e luftës dhe të zotë të mbanin pozicionin e tyre me zemër të vendosur.
-
34
|1 Crónicas 12:34|
Nga Neftali, një mijë krerë dhe me ta tridhjetë e shtatë mijë njerëz me mburoja dhe shtiza.
-
35
|1 Crónicas 12:35|
Nga Danitët, të shkathët për t´u radhitur në rend beteje, njëzet e tetë mijë e gjashtëqind veta.
-
36
|1 Crónicas 12:36|
Nga Asheri, dyzet mijë, që shkonin të luftonin dhe që ishin të shkathët për t´u vendosur në rend beteje.
-
37
|1 Crónicas 12:37|
Nga ana tjetër e Jordanit, nga Rubenitët, nga Gaditët dhe nga gjysma e fisit të Manasit, njëqind e njëzet mijë veta, të pajisur me të gjitha armët për të luftuar.
-
38
|1 Crónicas 12:38|
Tërë këta luftëtarë, të zotë të mbanin pozicionin e tyre me zemër të vendosur, erdhën në Hebron për ta shpallur Davidin mbret mbi tërë Izraelin; edhe pjesa tjetër e Izraelit ishte në një mëndje për ta bërë mbret Davidin.
-
39
|1 Crónicas 12:39|
Ata qëndruan atje tri ditë me Davidin, duke ngrënë dhe duke pirë, sepse vëllezërit e tyre kishin siguruar ushqim për ta.
-
40
|1 Crónicas 12:40|
Edhe nga ata që banonin afër tyre, madje edhe nga Isakari, nga Zabuloni dhe nga Neftali sillnin ushqime me gomarë, me deve, me mushka dhe me qe, furnizime të mëdha: miell, bukëfiqe dhe rrush të thatë, verë, vaj, lopë dhe dele me bollëk; sepse Izraeli ishte shend e verë.
-
1
|1 Crónicas 13:1|
Davidi u këshillua me komandantët e mijëshëve e dhe të qindëshëve dhe me të gjithë princat.
-
2
|1 Crónicas 13:2|
Pastaj Davidi i tha tërë asamblesë së Izraelit: "Në qoftë se kjo ju duket e mirë dhe në se na vjen nga Zoti, Perëndia ynë, t´u çojmë fjalë vëllezërve tanë që kanë mbetur në të gjitha krahinat e Izraelit, dhe me ta edhe priftërinjve dhe Levitëve në qytetet e tyre dhe tokat për kullotë të mblidhen pranë nesh,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4