-
-
Bibla Shqiptare
-
-
19
|1 Pedro 4:19|
ruani tufën e Perëndisë që është midis jush, duke e mbikqyrur jo me detyrim, por me dëshirë, jo për përfitim të pandershëm, po me vullnet të mirë,
-
1
|1 Pedro 5:1|
dhe jo si zotëronjës mbi ata që ju janë besuar, por duke u bërë shembull për tufën.
-
2
|1 Pedro 5:2|
Dhe kur të shfaqet kryebariu, do të merrni kurorën e lavdisë që nuk fishket.
-
3
|1 Pedro 5:3|
Gjithashtu ju, të rinjtë, nënshtrojuni pleqëve. Po, nënshtrojuni të gjithënjeri tjetrit dhe vishuni me përulje, sepse Perëndia i kundërshton krenarët, por u jep hir të përulurve.
-
4
|1 Pedro 5:4|
Përuluni, pra, nën dorën e fuqishme të Perëndisë, që ai t´ju lartësojë ne kohën e duhur,
-
5
|1 Pedro 5:5|
dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi të, sepse ai merakoset për ju.
-
6
|1 Pedro 5:6|
Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë.
-
7
|1 Pedro 5:7|
Kundërshtojeni, duke qëndruar të patundur në besim, sepse e dini se të njëjtat vuajtje po i heqin vëllezërit tuaj të shpërndarë nëpër botë.
-
8
|1 Pedro 5:8|
Dhe Perëndia i çdo hiri, që ju thirri në lavdinë e tij të përjetshme në Krishtin Jezus, mbasi të keni vuajtur për pak kohë, do t´ju bëjë të përsosur ai vetë, do t´ju bëjë të patundur, do t´ju forcojë dhe do t´ju vërë themel.
-
9
|1 Pedro 5:9|
Atij i qoftë lavdia dhe pushteti për shekuj të shekujve. Amen.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10