-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|1 Pedro 1:21|
sepse jeni ringjizur jo nga një farë që prishet, por që nuk prishet, me anë të fjalës së Perëndisë së gjallë dhe që mbetet përjetë.
-
22
|1 Pedro 1:22|
Sepse çdo mish është si bari dhe çdo lavdi njeriu si lule e barit; bari thahet dhe lulja bie,
-
23
|1 Pedro 1:23|
por fjala e Zotit mbetet përjetë, dhe kjo është fjala që ju është shpallur.
-
24
|1 Pedro 1:24|
Hiqni tej, pra, çdo ligësi dhe çdo mashtrim, hipokrizitë, smirat dhe çdo shpifje,
-
25
|1 Pedro 1:25|
posi foshnja të sapolindura, të dëshironi fort qumështin e pastër të fjalës, që të rriteni me anë të tij,
-
1
|1 Pedro 2:1|
nëse e keni shijuar se Zoti është i mirë.
-
2
|1 Pedro 2:2|
Duke iu afruar atij, si te guri i gjallë, i flakur tej nga njerëzit, por i zgjedhur dhe i çmuar përpara Perëndisë,
-
3
|1 Pedro 2:3|
edhe ju, si gurë të gjallë, ndërtoheni për të qenë një shtëpi frymërore, një priftëri e shenjtë, për të ofruar flijime frymërore, që i pëlqejnë Perëndisë me anë të Jezu Krishtit.
-
4
|1 Pedro 2:4|
Sepse në Shkrimet lexohet: "Ja, unë po vë në Sion një gur çipi, të zgjedhur, dhe ai që beson në të nuk do të turpërohet aspak'.
-
5
|1 Pedro 2:5|
Sepse për ju që besoni ai është i çmuar, po për ata të pabindurit: "Guri, që u hoq mënjanë nga ndërtuesit, u bë guri i qoshes, gur pengese dhe shkëmb skandali që i bën të rrëzohen'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10