-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|1 Reyes 2:11|
Davidi mbretëroi mbi Izrael dyzet vjet, shtatë vjet në Hebron dhe tridhjetë e tre vjet në Jeruzalem.
-
12
|1 Reyes 2:12|
Pastaj Salomoni u ul mbi fronin e Davidit, atit të tij, dhe mbretëria e tij u vendos në mënyrë të qëndrueshme.
-
13
|1 Reyes 2:13|
Adonijahu, bir i Hagithit, shkoi te Bath-Sheba, nëna e Salomonit. Kjo i tha: "A vjen me qëllime paqësore?". Ai u përgjigj: "Po, paqësore".
-
14
|1 Reyes 2:14|
Pastaj shtoi: "Kam diçka për të të thënë". Ajo u përgjigj: "Thuaje, pra".
-
15
|1 Reyes 2:15|
Kështu ai tha: "Ti e di që mbretëria më takonte mua dhe që tërë Izraeli priste që unë të mbretëroja. Por mbretëria m´u hoq dhe kaloi në duart e vëllait tim, sepse atij ia dha Zoti.
-
16
|1 Reyes 2:16|
Tani do të të bëj një kërkesë, mos ma hidh poshtë". Ajo u përgjigj: "Thuaje, pra".
-
17
|1 Reyes 2:17|
Atëherë ai tha: "Të lutem, thuaji mbretit Salomon, i cili nuk të refuzon asgjë, që të më japë për grua Shunamiten Abishaga".
-
18
|1 Reyes 2:18|
Bath-Sheba iu përgjigj: "Mirë! Do t´i flas mbretit në favorin tënd".
-
19
|1 Reyes 2:19|
Bath-Sheba shkoi, pra, te mbreti Salomon për t´i folur në favor të Adonijahut. Mbreti u ngrit për t´i dalë përpara, u përul përpara saj, pastaj u ul në fronin e tij dhe urdhëroi që të vinin një fron tjetër për nënën e mbretit, dhe ajo u ul në të djathtë të tij.
-
20
|1 Reyes 2:20|
Ajo tha: "Kam një kërkesë të vogël, mos ma refuzo". Mbreti iu përgjigj: "Bëje, pra, kërkesën tënde, o nëna ime; unë nuk do ta refuzoj".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16