-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|1 Reyes 2:21|
Atëherë ajo i tha: "Shunamitja Abishag t´i jepet si grua vëllait tënd Adonijah".
-
22
|1 Reyes 2:22|
Mbreti Salomon iu përgjigj nënës së tij, duke i thënë: "Pse kërkon Shunamiten Abishag për Adonijahun? Kërko për të edhe mbretërinë, sepse ai është vëllai im madhor; kërkoje për të, për priftin Abiathar dhe për Joabin, birin e Tserujahut!".
-
23
|1 Reyes 2:23|
Atëherë mbreti Salomon u betua në emër të Zotit, duke thënë: "Perëndia ma bëftë këtë edhe më keq në rast se Adonijahu nuk e ka thënë këtë fjalë duke vënë në rrezik jetën e tij!
-
24
|1 Reyes 2:24|
Prandaj, tani, ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, i cili më ka caktuar, ka vendosur të ulem në fronin e atit tim David dhe më ka themeluar një shtëpi ashtu siç kishte premtuar, sot Adonijahu do të ekzekutohet!".
-
25
|1 Reyes 2:25|
Kështu mbreti Salomon dërgoi Benajahun, birin e Jehojadit, që u hodh mbi Adonijahun dhe ky vdiq.
-
26
|1 Reyes 2:26|
Pastaj mbreti i tha priftit Abiathar: "Shko në Anathoth në arat e tua, sepse ti meriton vdekjen; por unë nuk do të të bëj që të vdesësh sot, sepse ke i çuar arkën e Perëndisë, Zotit, përpara atit
-
27
|1 Reyes 2:27|
Kështu Salomoni largoi Abiatharin nga funksioni i priftit të Zotit me qëllim që të shkonte në vend fjala që Zoti kishte shqiptuar lidhur me shtëpinë e Elit në Shiloh.
-
28
|1 Reyes 2:28|
Ndërkaq lajmi i kishte vajtur Joabit, sepse Joabi kishte ndjekur Adonijahun por nuk kishte ndjekur Absalomin. Prandaj ai u strehua në tabernakullin e Zotit dhe u kap pas brirëve të altarit.
-
29
|1 Reyes 2:29|
Pastaj i thanë mbretit Salomon: "Joabi është strehuar në tabernakullin e Zotit dhe ndodhet pranë altarit". Atëherë Salomoni dërgoi Benajahun, birin e Jehojadit, duke i thënë: "Shko, godite!".
-
30
|1 Reyes 2:30|
Kështu Benajahu hyri në tabernakullin e Zotit dhe i tha Joabit: "Dil jashtë!". Ai u përgjigj: "Jo, dua të vdes këtu!". Benajahu ia njoftoi ngjarjen mbretit, duke thënë: "Kështu foli Joabi dhe kështu m´u përgjigj".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16