-
-
Bibla Shqiptare
-
-
10
|1 Reyes 11:10|
dhe lidhur me këtë e kishte urdhëruar të mos shkonte pas perëndive të tjera; por ai nuk respektoi atë që Zoti e kishte urdhëruar.
-
11
|1 Reyes 11:11|
Prandaj Zoti i tha Salomonit: "Me qenë se kë bërë këtë gjë dhe nuk ke respektuar besëlidhjen time dhe statutet e mia që të kisha urdhëruar, unë do të ta heq mbretërinë nga dora dhe do t´ja jap shërbëtorit tënd.
-
12
|1 Reyes 11:12|
Megjithatë, për dashurinë që ndiej për Davidin, atin tënd, këtë nuk do ta bëj gjatë jetës sate, por do ta heq nga duart e birit tënd.
-
13
|1 Reyes 11:13|
Por nuk do t´i marr tërë mbretërinë, do t´i lë birit tënd një fis, për dashurinë që ndiej për Davidin, shërbëtorin tim, dhe për hir të Jeruzalemit që kam zgjedhur".
-
14
|1 Reyes 11:14|
Zoti ngriti kundër Salomonit një armik, Hadadin, Idumeon, që ishte një pasardhës i mbretit të Edomit.
-
15
|1 Reyes 11:15|
Kur Davidi kishte vajtur të luftonte në Edom, dhe kur Joabi, komandant i ushtrisë, kishte dalë për të varrosur të vdekurit, mbasi kishte vrarë tërë meshkujt që ishin në Edom,
-
16
|1 Reyes 11:16|
(Joabi, pra, me të gjithë Izraelin kishte mbetur atje gjashtë muaj deri sa i shfarosi gjithë meshkujt në Edom),
-
17
|1 Reyes 11:17|
ndodhi që Hadadi arriti të ikë bashkë me disa Idumej në shërbim të atit të tij, për të vajtur në Egjipt. Atëherë Hadadi ishte djalosh.
-
18
|1 Reyes 11:18|
Ata u nisën nga Madiani dhe shkuan në Paran; morën pastaj me vete njerëz nga Parani dhe arritën në Egjipt te Faraoni, mbret i Egjiptit, i cili i dha Hadadit një shtëpi, i siguroi ushqim dhe i dha madje edhe toka.
-
19
|1 Reyes 11:19|
Hadadi ia fitoi zemrën Faraonit deri në atë pikë sa ai i dha për grua motrën e bashkëshortes së tij, motrën e mbretëreshës Tahpenes.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13