-
-
Bibla Shqiptare
-
-
30
|1 Reyes 11:30|
Ahijahu mori mantelin e ri që vishte dhe e grisi në dymbëdhjetë pjesë;
-
31
|1 Reyes 11:31|
pastaj i tha Jeroboamit: "Merr për vete dhjetë pjesë, sepse kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Ja, unë do ta heq mbretërinë nga duart e Salomonit dhe do të të jap ty dhjetë fise,
-
32
|1 Reyes 11:32|
(por atij do t´i mbetet një fis për hir të Davidit, shërbëtorit tim, dhe për hir të Jeruzalemit, për qytetin që kam zgjedhur midis gjithë fiseve të Izraelit),
-
33
|1 Reyes 11:33|
sepse ata më kanë braktisur dhe kanë rënë përmbys përpara Ashtorethit, perëndeshës së Sidonitëve, përpara Kemoshit, perëndisë së Moabit, dhe përpara Milkomit, perëndisë së bijve të Amonit, dhe nuk kanë ecur në rrugët e mia për të bërë atë që është e drejtë në sytë e mi dhe për të respektuar statutet dhe dekretet e mia, ashtu si bëri ati i tij, Davidi.
-
34
|1 Reyes 11:34|
Megjithatë nuk do të heq nga duart e tij tërë mbretërinë, sepse e kam caktuar princ për të gjithë kohën e jetës së tij, për dashurinë që ndjej për Davidin, shërbëtorin tim, që unë kam zgjedhur dhe që ka respektuar urdhërimet dhe statutet e mia.
-
35
|1 Reyes 11:35|
Por do të heq mbretërinë nga duart e të birit, dhe do të të jap ty dhjetë fise;
-
36
|1 Reyes 11:36|
birit të tij do t´i lë një fis, me qëllim që Davidi, shërbëtori im, të ketë gjithmonë një llambë para meje në Jeruzalem, qytet që kam zgjedhur për t´i vënë emrin tim.
-
37
|1 Reyes 11:37|
Kështu do të të marr ty dhe ti do të mbretërosh mbi gjithçka dëshiron zemra jote, dhe do të jesh mbret i Izraelit.
-
38
|1 Reyes 11:38|
Në rast se dëgjon me kujdes të gjitha ato që po të urdhëroj dhe ecën në rrugët e mia, dhe bën atë që është e drejtë në sytë e mi, duke respektuar statutet dhe urdhërimet e mia, ashtu siç veproi Davidi, shërbëtori im, unë do të jem me ty dhe do të të ndërtoj një shtëpi të qëndrueshme, ashtu si ja ndërtova Davidit, dhe do të të jap Izraelin;
-
39
|1 Reyes 11:39|
për këtë do të poshtëroj pasardhësit e Davidit, por jo për gjithnjë"".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10