-
-
Bibla Shqiptare
-
-
17
|1 Reyes 12:17|
Por mbi bijtë e Izraelit që banonin në qytetet e Judës mbretëronte Roboami.
-
18
|1 Reyes 12:18|
Mbreti Roboam dërgoi Adoramin, të ngarkuarin me haraçet, por tërë Izraeli e qëlloi me gurë dhe ai vdiq. Atëherë mbreti Roboam shpejtoi të hipë mbi një qerre për të ikur në Jeruzalem.
-
19
|1 Reyes 12:19|
Kështu Izraeli ngriti krye kundër shtëpisë së Davidit deri në ditën e sotme.
-
20
|1 Reyes 12:20|
Kur tërë Izraeli dëgjoi që Jeroboami ishte kthyer, dërgoi ta thërrasë dhe të paraqitej përpara asamblesë dhe, e bëri mbret mbi tërë Izraelin. Asnjeri nuk e ndoqi shtëpinë e Davidit, me përjashtim të të vetmit fis të Judës.
-
21
|1 Reyes 12:21|
Roboami, me të arritur në Jeruzalem, mblodhi tërë shtëpinë e Judës dhe fisin e Beniaminit, njëqind e tetëdhjetë mijë luftëtarë të zgjedhur për të luftuar kundër shtëpisë së Izraelit dhe për t´i kthyer kështu mbretërinë Roboamit, birit të Salomonit.
-
22
|1 Reyes 12:22|
Por fjala e Perëndisë iu drejtua Shemajahut, njeriut të Perëndisë, duke i thënë:
-
23
|1 Reyes 12:23|
"Folë me Roboamin, birin e Salomonit, mbret të Judës, me tërë shtëpinë e Judës dhe të Beniaminit dhe pjesës tjetër të popullit, dhe u thuaj atyre:
-
24
|1 Reyes 12:24|
Kështu flet Zoti: "Mos dilni të luftoni kundër vëllezërve tuaj, bijve të Izraelit! Secili të kthehet në shtëpinë e tij, sepse kjo gjë vjen nga unë". Ata iu bindën fjalës të Zotit dhe u kthyen prapa, sipas fjalës të Zotit.
-
25
|1 Reyes 12:25|
Pastaj Jeroboami ndërtoi Sikemin në zonën malore të Efraimit dhe u vendos aty; pastaj doli që andej dhe ndërtoi Penuelin.
-
26
|1 Reyes 12:26|
Jeroboami tha në zemër të vet: "Tani mbretëria do t´i kthehet me sa duket shtëpisë së Davidit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10