- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|1 Samuel 28:11|
									Gruaja i tha: "Cilin duhet të të nxjerr?". Ai i tha: "Më nxirr Samuelin".									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|1 Samuel 28:12|
									Kur pa Samuelin, gruaja bërtiti me zë të lartë; dhe gruaja i tha Saulit: "Pse më mashtrove? Ti je Sauli!".									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|1 Samuel 28:13|
									Mbreti iu përgjegj: "Mos ki frikë; çfarë shikon?". Gruaja i tha Saulit: "Shoh një qenie mbinjerëzore që ngrihet nga toka".									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|1 Samuel 28:14|
									Ai e pyeti: "Ç´formë ka?". Ajo u përgjegj: "Éshtë një plak që po ngjitet dhe është mbështjellë me një mantel". Atëherë Sauli kuptoi se ishte Samueli, u përul me fytyrën për tokë dhe ra përmbys.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|1 Samuel 28:15|
									Samueli i tha Saulit: "Pse më shqetësove duke bërë që të dal?". Sauli iu përgjegj: "Ndodhem në një ankth të madh, sepse Filistejtë më luftojnë dhe Perëndia është larguar nga unë, dhe nuk më përgjigjet									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|1 Samuel 28:16|
									Samueli i tha: "Pse këshillohesh me mua, në qoftë se Zoti është larguar nga ti dhe është bërë armiku yt?									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|1 Samuel 28:17|
									Zoti veproi ashtu siç kishte thënë nëpërmjet meje. Zoti e shkëputi mbretërinë nga duart e tua dhe ia dha një tjetri, Davidit,									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|1 Samuel 28:18|
									sepse nuk iu binde zërit të Zotit dhe nuk zbatove në jetë zemërimin e thellë të tij kundër Amalekut; për këtë arsye Zoti të bëri sot këtë gjë.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|1 Samuel 28:19|
									Zoti do ta japë edhe Izraelin bashkë me ty në duart e Filistejve; nesër ti dhe bijtë e tu do të jeni me mua. Zoti do të japë gjithashtu ushtrinë e Izraelit në duart e Filistejve.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|1 Samuel 28:20|
									Atëherë Sauli ra menjëherë për së gjati për tokë, sepse ishte trembur shumë nga fjalët e Samuelit; ai kishte qenë edhe më parë pa fuqi, sepse nuk kishte ngrënë tërë atë ditë dhe tërë atë natë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15