- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|1 Samuel 28:21|
									Gruaja iu afrua Saulit dhe duke e parë të tmerruar fare, i tha: "Ja, shërbëtorja jote iu bind zërit tënd; unë vura në rrezik jetën time për t´iu bindur fjalëve që më the.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|1 Samuel 28:22|
									Prandaj dëgjo edhe ti zërin e shërbëtores sate dhe lermë të vë para teje një copë buke; ha, sepse kështu do të marrësh fuqi për ta rifilluar rrugën".									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|1 Samuel 28:23|
									Por ai refuzoi dhe tha: "Nuk do të ha". Por shërbëtorët e tij bashkë me gruan ngulën këmbë dhe ai i dëgjoi; kështu u ngrit nga toka dhe u ul në shtrat.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|1 Samuel 28:24|
									Gruaja kishte në shtëpi një viç të majmë; e theri shpejt e shpejt, pastaj mori miellin, gatoi brumin dhe përgatiti disa bukë pa maja.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|1 Samuel 28:25|
									I vuri këto ushqime Saulit dhe shërbëtorëve të tij, dhe ata i hëngrën; pastaj u ngritën dhe u nisën po atë natë.									
									    
								 
- 
									
									1
									 
									 
									|1 Samuel 29:1|
									Filistejtë i mblodhën tërë forcat e tyre në Afek, ndërsa Izralitët e ngritën kampin e tyre pranë burimit të Jezreelit.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|1 Samuel 29:2|
									Princat e Filistejve ecnin me qindëshet dhe mijëshet e tyre, ndërsa Davidi dhe njerëzit e tij ecnin në praparojë me Akishin.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|1 Samuel 29:3|
									Atëherë krerët e Filistejve thanë: "Çfarë po bëjnë kështu këta Hebrenj?". Akishi iu përgjegj krerëve të Filistejve: "A nuk është ky Davidi, shërbëtori i Saulit, i mbretit të Izraelit, që ka qenë me  mua këto ditë o këto vite? Tek ai nuk kam  gjetur asnjë të metë të madhe nga dita e dezertimit të tij e deri më sot!".									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|1 Samuel 29:4|
									Por krerët e Filistejve u zemëruan me të dhe i thanë: "Ktheje prapa atë njeri me qëllim që të kthehet në vendin që i ke caktuar. Të mos vijë të luftojë me ne që të mos na bëhet armiku ynë gjatë betejës.  Si mund ta rifitojë ai favorin e zotërisë  së tij, veçse me kokën e këtyre njerëzve?									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|1 Samuel 29:5|
									Nuk është ky Davidi për të cilin këndonin në kor në vallet, duke thënë: "Sauli ka vrarë mijëshen e tij dhe Davidi dhjetë mijëshen e tij?"".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15