- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									15
									 
									 
									|1 Samuel 30:15|
									Davidi i tha: "A mund të më çosh poshtë ku ndodhet kjo bandë?". Ai u përgjegj: "Betomu në emër të Perëndisë që nuk do të më vrasësh dhe nuk do të më dorëzosh në duart e pronarit tim, dhe unë do të çoj poshtë, aty ku gjendet kjo bandë".									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|1 Samuel 30:16|
									Dhe e çoi poshtë; dhe ja Amalekitët ishin shpërndarë në të gjithë vendin; hanin, pinin dhe bënin festë për plaçkën e madhe që kishin sjellë nga vendi i Filistejve dhe nga vendi u Judës.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|1 Samuel 30:17|
									Davidi i sulmoi nga muzgu deri në mbrëmjen e ditës tjetër; asnjeri prej tyre nuk shpëtoi, përveç katërqind të rinjve që u hipën deveve dhe ia mbathën.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|1 Samuel 30:18|
									Kështu Davidi rimori të gjitha ato që Amalekitët kishin marrë me vete; Davidi gjeti edhe dy gratë e tij.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|1 Samuel 30:19|
									Kështu ata nuk humbën asgjë, as të vegjëlit as të rriturit, as bijtë as bijat, as plaçkat dhe as ndonjë gjë tjetër që u kishin marrë. Davidi i rimori të gjitha.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|1 Samuel 30:20|
									Kështu Davidi shtiu në dorë kopetë e bagëtisë së imët dhe tufat e bagëtisë së trashë; dhe ata që ecnin para bagëtive thonin: "Kjo është plaçka e Davidit!".									
									    
								 
- 
									
									21
									 
									 
									|1 Samuel 30:21|
									Pastaj Davidi arriti te dyqind njerëzit që kishin qenë tepër të lodhur për të shkuar pas Davidit që ai i kishte lënë në përruan e Besorit. Këta i dolën para Davidit dhe njerëzve që ishin me të. Kështu Davidi iu afrua atyre dhe i përshëndeti.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|1 Samuel 30:22|
									Atëherë tërë njerëzit e këqij dhe të poshtër që kishin shkuar me Davdin filluan të thonë: "Me qenë se këta nuk erdhën me ne; nuk do t´u japim asgjë nga plaçka që kemi shtënë në dorë, përveç grave  dhe fëmijve të secilit; t´i marrin dhe të  ikin!".									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|1 Samuel 30:23|
									Por Davidi tha: "Mos u sillni kështu, o vëllezërit e mi, me atë që Zoti na ka dhënë duke na mbrojtur dhe duke vënë në duart tona bandën që kishte ardhur kundër nesh.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|1 Samuel 30:24|
									Po kush do t´ju dëgjojë në këtë propozim? E njëjtë ka për të qenë pjesa e atij që shkon për të luftuar dhe e atij që rri pranë plaçkave; do t´i ndajmë pjesët bashkë".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15