-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|1 Timoteo 5:1|
plakat si nëna, të rejat si motra, me plot dlirësi.
-
2
|1 Timoteo 5:2|
Ndero vejushat që janë me të vërtetë të veja.
-
3
|1 Timoteo 5:3|
Por në qoftë se një e ve ka djem a nipa, këta le të mësojnë më parë të tregojnë perëndishmëri ndaj atyre të familjes së vet dhe t´ua shpërblejnë prindërve të tyre, sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë.
-
4
|1 Timoteo 5:4|
Dhe ajo që është me të vërtetë e ve, dhe ka mbetur e vetme, e ka shpresën në Perëndinë dhe qëndron në lutje dhe në të falura natë e ditë.
-
5
|1 Timoteo 5:5|
Ndërsa ajo që jeton e shthurur, ndonëse rron, është e vdekur.
-
6
|1 Timoteo 5:6|
Porosit edhe këto gjëra, që të jenë të patëmeta.
-
7
|1 Timoteo 5:7|
Por në qoftë se dikush nuk kujdeset për të vetët, dhe më tepër për ata të shtëpisë, ai e ka mohuar besimin dhe është më i keq se një jobesimtar.
-
8
|1 Timoteo 5:8|
Një e ve të regjistrohet në listën e vejushave, po të jetë jo më e re se gjashtëdhjetë vjeçe, të ketë qenë bashkëshorte e një burri të vetëm,
-
9
|1 Timoteo 5:9|
dhe të ketë dëshminë për vepra të mira: që i ka rritur fëmijët e saj, ka pritur të huajt, ua ka larë këmbët shenjtorëve, ka ndihmuar nevojtarët, i është kushtuar vazhdimisht çdo vepre të mirë.
-
10
|1 Timoteo 5:10|
Po mos i prano vejushat më të reja, sepse, duke u dhënë pas dëshirave të tyre, ngrihen kundër Krishtit, duan të martohen,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13