- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|1 Timoteo 5:11|
									duke tërhequr mbi vete një dënim, sepse kanë shkelur besimin e parë.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|1 Timoteo 5:12|
									Madje ato mësojnë të jenë përtace duke shkuar shtëpi më shtëpi, edhe jo vetëm përtace, por edhe llafazane dhe kureshtare duke folur për gjëra të kota.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|1 Timoteo 5:13|
									Dua, pra, që vejushat e reja të martohen, të kenë fëmijë, të bëhen zonja shtëpie dhe të mos i japin kundërshtarit asnjë shkak për të përfolur;									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|1 Timoteo 5:14|
									sepse disa tashmë devijuan për të ndjekur Satanin.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|1 Timoteo 5:15|
									Në qoftë se ndonjë besimtar ose besimtare ka vejusha, le t´i ndihmojë e të mos bëhen barrë kishës, e cila mund të ndihmojë ato që janë me të vërtetë të veja.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|1 Timoteo 5:16|
									Pleqtë që e drejtojnë mirë parësinë në kishë, le të nderohen dyfish, sidomos ata që mundohen me fjalë e me mësim.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|1 Timoteo 5:17|
									Sepse Shkrimi thotë: "Mos ia lidh gojën kaut që shin në lëmë", dhe: "Punëtori e ka hak mëditjen e tij'.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|1 Timoteo 5:18|
									Mos prano asnjë padi kundër një plaku, veçse kur ka dy ose tre dëshmitarë.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|1 Timoteo 5:19|
									Ata që mëkatojnë qortoji përpara të gjithëve, që edhe të tjerët të kenë frikë.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|1 Timoteo 5:20|
									Unë të vë në be përpara Perëndisë, dhe Zotit Jezu Krisht dhe engjëjve të zgjedhur, që t´i zbatosh këto gjëra pa paragjykime, dhe mos bëj asgjë me anësi.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18